Reklame:

3 kumbulla ne dite per kocka dhe shendet te forte

Ngrenia e rregullt e kumbullave rrit ndjeshem dendesine minerale te kockave. Nje studim u perqendrua tek roli i ngrenies se kumbullave ne shendetin e kockave te grave. Grate qe moren pjese ne studim u ndane ne dy kategori. Ne kategorine e pare moren pjese grate qe konsumonin kumbulla rregullisht. Ne te dyten, morren pjese gra qe konsumonin molle rregullisht.

Te dyja grupet merrnin gjithashtu kalçium dhe vitamin D.

Roli i kumbullave per shendetin e kockave

Studiuesit u shprehen se kumbullat kane aftesine te pengojne frakturat dhe dobesimin e kockave. Ata rekomandojne ngrenien e dy deri ne tre kumbullave ne dite, nje sasi qe duhet rritur me vone ne 6 deri ne 10 kumbulla ne dite. Sipas studiuesve kumbullat e njoma por edhe ato te thata jane te sigurta per konsum per te gjitha grupmoshat. Kumbullat kane aftesi te jashtezakonshme per te ushqyer dhe mirembajtur kockat.

Kumbullat kane nje efekt laksativ dhe pastrues per te gjithe sistemin tretes. Ato jane plotesisht te rekomandueshme kunder konstipacionit. Nje racion me kumbulla ofron 2.5 grame proteina dhe ploteson 13% te kerkesave tuaja ditore per hekur.

Ky mineral eshte i dobishem kunder anemise dhe per qarkullimin e duhur te gjakut. Por le te kthehemi tek shendeti i kockave dhe roli i kumbullave te thata. Nje sasi prej  3-4 kumbullash ofrojne 290 mg kalium. Kaliumi njihet si gardiani i fshehur i kockave. Ky mineral eshte i nje rendesie te madhe sepse neutralizon acidet e demshme qe shterojne dendesine kockore.

Keto acide i gerryejne kockat me shpejtesi dhe kaliumi sherben per t’i penguar ato. Per me teper, kaliumi sherben per te ruajtur sasite e kalçiumit ne trup dhe pengon nxjerrjen e tij nepermjet urines.

Si te mirembani shendetin e kockave

Kumbullat jane nje ushqim i nevojshem per shendetin e kockave. Megjithate, ky i fundit mund te mirembahet edhe nepermjet hapave te meposhtem. Konsumoni çdo dite fruta dhe perime te larmishme. Te mos neglizhoni arroret dhe legume te cilet kane te njejtet ushqyes te rendesishem per kockat si kumbullat. Sigurohuni qe te merrni shume proteina dhe suplemente te vitamines D.

Kryeni aktivitet te rregullt fizik si ecja, vrapi apo tenisi. Peshengritja e nje intensiteti minimal eshte gjithashtu e rendesishme.