Reklame:

Lufra, cilesi dhe siguri per konsumatorin

“Lufra” eshte kompania me e madhe ne sektorin e grumbullimit, perpunimit dhe te tregtimit te qumeshtit ne Shqiperi.

E krijuar ne vitin 1992 si nje punishte artizanale nga cifti Arben e Antoneta Ndreka me kapacitet te kufizuar dhe e cila prodhonte vetem nje produkt, tashme “Lufra” eshte lider ne llojin e tij me nje game te gjere produktesh te cilat i gjen ne te gjithe tregun vendas.

Fale punes se perkushtuar dhe serioze te familjes Ndreka sot kompania “Lufra” eshte stabilimenti me i madh i perpunimit dhe prodhimit te produkteve ushqimore ne sektorin bulmetrave ku numeron mbi 200 puntore ne kompanine e saj.
Firma prodhon me siguri e cilesi te plote, me qumesht natyral te mbledhur nga afro 5000 fermere te zones se Lushnjes, Fierit dhe Beratit si dhe fermat me te medha ne vend, duke mbajtur me te ardhura financiare keto familje.

“Lufra” eshte nje nga kompanite me te njohura ushqimore shqiptare, qe ecen me nje hap me simotrat e saj europiane.
Kane ngritur nje laborator modern, i cili realizon analiza te plota e te gjithanshme per treguesit kimike, bakterologjike e organoleptike te lendeve te para dhe te produkteve perfundimtare.

 

Nuk duhet harruar fakti, qe kjo kompani e ka çuar emrin dhe vlerat e ekonomise shqiptare edhe ne vendet me te zhvilluara te BE e ne krejt boten, ku ka shume konsumatore te klasit te pare, duke iu dhene vleresime e çertifikime per cilesine, sigurine e llojshmerine.