Reklame:

Ndotja e ajrit ndikon ne jeten e palindur, depertojne ne placenten e nenes

Karboni i zi i thithur nga gratë shtatzëna, mund të shkojë drejt e tek fetusi. Grimca të ndotjes së ajrit janë zbuluar në pjesën fetale të placentës, gjë që tregon qartë, sipas shkencëtarëve, se foshnjet në barkun e nënës janë të ekspozuara direkt ndaj karbonit të zi të prodhuar nga makinat në trafik e karburanti që digjet.

Ky përbën të parin studim që tregon sesi barriera e placentës mund të depërtohet nga grimca të thithura prej nënës.
Ata zbuluan se 10 nëna që ishin ekspozuar ndaj niveleve të larta të grimcave të karbonit të zi – 2.42 mikrogramë për metër kub – gjatë shtatëzënësisë kishin nivele më të larta të grimcave në placentë sesa 10 nëna të ekspozuara ndaj niveleve të ulëta të karbonit të zi rezidencial – 0.63 mikrogramë për kub meter.

Lidhja mes ajrit të ndotjes dhe numrit të shtuar të aborteve spontane, lindjeve të parakohshme e peshës së vogël të fëmijëve në lindje është përcaktuar tashmë. Kërkimi i fundit tregon se grimcat mund të jenë një shkak i drejtpërdrejtë e jo thjesht përgjigja inflamatore e nënës ndaj ndotjes.

Dëmtimi i fetusit, sipas drejtuesit të studimit, profesorit Tim Nawrot nga Universiteti  Hasselt në Belgjikë, mund të ketë pasoja për të gjithë jetën.

“Kjo është periudhë më e ndjeshme e jetës”, argumenton ai, “është koha kur krijohen të gjithë organet, ndaj për mbrojtjen e gjeneratave të ardhshme, duhet të reduktojmë ekspozimin”. Sipas tij, qeveritë kanë përgjegjësinë të ulin ndotjen e ajrit, ndërsa njerëzit këshillohen t`i shmangin sa më shumë të mundin rrugët me trafik të rënduar.

Grimcat e karbonit të zi lëshohen çdo ditë në ajër, kryesisht nga djegia e karburanteve fosile.

Mendohet se këto mund të kenë efekte të dëmshme në rezultatin e shtatzënisë.

Studiuesit thonë se është e rëndësishme të kuptoni se si këto grimca ndikojnë në shtatëzani – përmes efekteve të drejtpërdrejta në fetus ose efekteve indirekte përmes nënës – për të përmirësuar kujdesin e shtatëzanisë në zonat e ndotura.