Reklame:

Shurupi i Trendafilit – Shije, arome dhe vlera te mrekullueshme

Per shume, shurupi i trendafilit zgjon ndjesine e nostalgjise per kohet e dikurshme, kur ishte nje nder pijet me te veçanta qe zonjat e shtepise pergatisnin kur trendafilat çelnin neper oborret e shtepise por edhe ne natyre.

Qe nga shekulli X e deri ne ditet e sotme shurupi i trendafilit konsiderohet si nje nder toniket me fantastik jo vetem per shijen delikate por edhe per efektet mireberese qe petalet e trendafilit kane per organizmin dhe bukurine e jashtme.

Nese e perdorni trendafilin per aromen e tij, duhet te dini qe kjo lule ka efekt qetesues dhe zbutes per trurin.

Petalet e trendafilit jane perdorur kryesisht ne mjekesine popullore per te detoksifikuar dhe qetesuar gjithe organizmin.

Shurupi i trendafilit ofron qetesi shpirterore dhe mendore duke luftuar stresin.

Pergatitja e Shurupit te Trendafilit

Petalet e 10 trendafilave

250 gr sheqer

1 l uje

Lengu i nje gjysme kokrre limoni

Pergatitja

Perzieni ne nje tenxhere ujin me petalet e trendafilave dhe lerini me kapak te mbyllur per 24 ore.

Me pas, vendosni tenxheren ne zjarr, te shtoni aty sheqerin dhe pasi sheqeri te jete tretur plotesisht shtoni lengun e limonit.

Lereni te zieje edhe per 5 minuta e me pas lereni te ftohet dhe ruajeni ne kavanoza ne frigorifer.

Kullojeni para se ta konsumoni.

Vlerat dhe perfitimet per shendetin nga petalet e trendafilit

Petalet e trendafilit luftojne bakteret ne menyre natyrale duke ndihmuar mireqenien e lekures.

Sipas te dhenave trendafili permban sasi te medha te vitamines C qe ne vetvete eshte nje antioksidant i fuqishem.

Kjo vitamine e rendesishme ju ndihmon te kuroni demet e shkaktuara tek qelizat e lekures, si per shembull nga ekspozimi per nje kohe te gjate ne diell.  Merrni dy grushta me petale petale dhe zhytini ne 100 ml me uje.

Pas 2 ose 3 oresh, shtypini petalet ne uje, filtrojeni dhe e keni gati per perdorim.

Disa studime kane treguar qe uji i trendafilit ndihmon ne parandalimin e djegies nga dielli.

Trendafili eshte plot vlera per ata qe kane nje lekure te ndjeshme, sepse sheqernat tek petalet krijojne nje ndjesi te kendshme qetesimi tek lekura.