Veza eshte padyshim perberesi kryesor i nje mengjes te shendetshem.
Nje nga menyrat me te zakonshme te konsumimit te vezes eshte sigurisht pergatitja e saj ne formen e zier.
Por cilat jane vlerat e vezes se zier dhe çfare i ndodh organizmit kur ajo konsumohet e zier.
Veza permban 210 miligrame kolesterol. Zierja konsiderohet menyra me e sigurt per gatim sepse yndyrnat qe perdorni ne skuqje rrisin kolesterolin ne organizem.
Ekspertet thone se vezet jane te mira per shendetin dhe nje i rritur mund te haje nje veze ne dite pa u shqetesuar shume per kolesterolin.
Sipas te dhenave, ngrenia e vezes ne mengjes si pjese e nje regjimi te kujdesshem shendetesor mund t’ju ndihmoje te humbisni ne peshe.
Yndyrnat e mira
Vezet e ziera nxisin krijimin e yndyrnave te mira te cilat ndihmojne ne ruajtjen e nivelit te kolesterolit ne gjak ndersa ulin rrezikun e problemeve dhe semundjeve ne zemer.
Keto yndyrna te shendetshme per shendetin e zemren ndikojne gjithashtu ne rregullimin e nivelit te insulines ne gjak, e per rrjedhoje nivelin e sheqerit ne gjak.
Proteinat
Vezet e ziera natyralisht permbajne nje nivel te larte proteinash.
Organizmi ka nevoje per proteina per forcimin e muskujve. Por mbi te gjitha proteinat ndihmojne gjithe organet e trupit dhe mundesojne nje strukture te posaçme mbrojtese ne muret e qelizave.
Shendeti i syve
Nje nga vitaminat me te rendesishme tek veza eshte vitamina A.
Kjo vitamine eshte thelbesore ne ndihmen qe i ofron retines se syve per thithjen e drites, mbron membranat dhe ul riskun e prekjes nga dobesimi i shikimit apo verberia.
Kocka Te Forta
Vezet e ziera jane te pasura me vitaminen D, vitamine e cila eshte e rendesishme per kocka dhe dhembe te forte gjithashtu.
Vitamina D u mundeson kockave perthithjen e kalçiumit dhe rregullon nivelin e kalçiumit ne gjak.
Ky proces garanton qe skeleti i trupit te marre sasine e duhur te kalçiumit per te qene i forte.
Keshilla per Vezet e Ziera
Vezen e zier mund ta kombinonin ne sallatat me spinaq, patate, pule apo peshk si nje element i domosdoshem i ushqyerjes se shendetshme.