Reklame:

Dita Boterore e Pastrimit, Aksion ne Lushnje

Te gjithe drejtuesit e institucioneve te pushtetit lokal dhe te njesive administrative, nxenes te shkollave dhe vullnetare, me rastin e Dites Boterore te Pastrimit kane marre pjese ne nje aksion pastrimi te mbeturinave te hedhura vend e pa vend ne mjedis.

Ky aksion ka per qellim sensibilizimin e pergjithshem te qytetareve, por edhe perfshirjen e tyre ne iniciativen per ruajtjen e mjedisit dhe hapesires publike te gjelber.

Dy shoqatat mjedisore ne rrethin e Lushnjes Horizont EU dhe Mireqeverisja e Ekosistemeve Natyrore (MEN) ashtu si cdo vit kane asistuar dhe mbeshtetur keto aksione duke ndihmuar me baze materiale dhe fushate sensibilizuese e ndergjegjesimi per ruajtjen e mjedisit tone te perbashket, si nje pasuri per brezat e ardhshem.