Reklame:

Divjake: Bllokohet makina ne reren e plazhit, Turisteve Austriak iu vjen ne ndihme Policia

Shumë turistë kanë zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet, si dhe për t’u bërë edhe pjesë e aventurave ne natyren e bukur shqiptare. Por përgjatë këtyre udhëtimeve, ka edhe pengesa si edhe situata me probleme te ndryshme.

Rasti më i fundit është ai i një çifti turistësh nga Austria, të cilët pasi kanë lëvizur më zonën e Divjakës, kanë ngecur me mjetin e tyre në rërën e plazhit. Edhe pse kanë tentuar të dalin vetë, nuk ja kanë dalë. Ne ndihme te tyre ka ardhur patrulla e Policisë së Divjakëse cila ishte ne kete zone.

Efektivë të policisë kanë ndihmuar që makina me të cilën udhëtonim turistët të dilte nga rëra, duke marrë edhe falënderimet e tyre.