“Elian-Export” person fizik grumbullues- eksportues ne bujqesi ka nisur ndertimin e nje kapanoni me sip 1600 m2 mbrapa Billa tek Rrethrrotullimi i Savres.
Nga kjo siperfaqe 120 m2 x 2 kate jane zyra ne hyrje te objektit. Elian ka 15 vjet qe operon ne tregun e grumbullim-eksportimit te produkteve bujqesore.
Nedrete Arapi rrjedh nga fisi Zdrava, nje familje e njohur, per kontributin dhe suksesin ne tregun shqiptar dhe ate nderkombetar ne disa drejtime, vecanerisht ne ndertim, grumbullim-perpunim-ambalazhim te fruta perimeve, eksport-import ne fushen e marketeve e supermarketeve me te gjithe aksesoret e nevojshem.
Firma “ZDRAVA” ne te gjithe zinxhirin e saj te aktiviteteve ka rreth 400 te punesuar me paga te kenaqeshme dhe mbi 3,000 fermere te cilet gjejne tregun e sigurt te prodhimeve te tyre nepermjet kontratave qe garantojne prodhimin deri ne dorezim prane pikes se grumbullimit.
Kapanoni eshte investimi me i merituar i Nedrete Arapit si nje shperblim per kontributin e saj te padiskutueshem ne sektorin e bujqesise veçanerisht ne eksporte ku “Elian” renditet ne krye te listes per vitet e fundit.