Të dyja këto produkte kanë qenë subjekt studimesh të shumta për vlerat që ofrojnë.
Hudhra dhe xhenxhefili janë dy produkte që përmbajnë vlera të shumëfishta terapeutike dhe shëndetësore, për të mos përmendur këtu efikasitetin e tyre në recetat e gatimit.
Të dyja këto produkte kanë qenë subjekt studimesh, jo vetëm për efikasitetin në luftimin e infeksioneve, por edhe në parandalimin dhe zvogëlimin e inflamacioneve.
Kundër plagëve
Hudhra lufton mykun, virozat dhe bakteret. E njëjta gjë vlen për xhenxhefilin.
Një studim i publikuar në “Journal of Microbiology” zbuloi se xhenxhefili kishte fuqi më të madhe kundër baktereve dhe ishte më efikas se sa antibiotikët tradicionalë që përdoren kundër dy lloje të infeksioneve bakteriale që hasen kryesisht në spitale.
Kundër inflamacionit
Si hudhra, ashtu edhe xhenxhefili kanë vlera të mëdha kundër inflamacioneve. Xhenxhefili përdoret shpesh për të trajtuar artritin, një sëmundje që shkaktohet nga inflamacioni.
Një studim i vitit 2013, i publikuar në revistën “Food and Chemical Toxicology” , tregoi se alicina, substanca aktive e hudhrës ishte efikase në trajtimin e sëmundjeve kronike inflamatore.
Kundër qelizat malinje dhe të vjellave
Hudhra funksionon duke parandaluar zhvillimin e radikaleve të lira në disa mënyra.
Sipas kërkimeve, ajo lufton bakteret dhe ndalon substancat që shkaktojnë mjaft probleme në organizëm. Për më tepër ajo promovon riparimin e ADN-së.
Xhenxhefili është përdorur prej kohësh në shumë kura bimore. Ai është mjaft efikas kundër problemeve me stomakun dhe të vjellave.
Xhenxhefili është i dobishëm veçanërisht për mbajtjen nën kontroll të refluksit të acidit dhe të vjellave.
Për sëmundjet e zemrës dhe të ftohtit
Hudhra me xhenxhefilin ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, duke ulur tensionin e gjakut dhe ngadalësuar forcimin e arterieve.
Hudhra dhe xhenxhefili kanë aftësinë të parandalojnë të ftohtin dhe të forcojnë sistemin imunitar.
Çaji me xhenxhefil dhe hudhër
Çaji me xhenxhefil dhe hudhër përdoret si një kurë natyrale kundër të ftohtit. Ai lehtëson këto simptoma, sipas Universitetit Clayton të Mijekësisë Natyrale.
Përdorimi i këtij çaji ju jep të gjitha avantazhet e hudhrës dhe xhenxhefilit si antibiotikë natyralë, kundër inflamacionit dhe për të lehtësuar dhimbjet e kokës apo të vjellat.
Gjithçka ju duhet është të shtoni tri hudhra të shtypura ndërkohë që përgatisni çajin tuaj të xhenxhefilit.
Çaji i përgatitur nga hudhra e njomë ose e thatë bashkë me xhenxhefilin përcjell shumë vlera shëndetsore.
Çaji i xhenxhefilit dhe hudhrës ka një shije të mirë, veçanërisht nëse kombinohet me mjaltë dhe limon. Ai është një alternativë e mirë për ata që vuajnë nga virozat ose i ftohti.
Në një gotë ujë zieni një copë të vogël rreth 1 cm xhenxhefil dhe 1-2 thelbinj hudhër.
Me xhenxhefilin dhe hudhrën mund të përgatisni një kombinim të ngjashëm me pastën, e cila përdoret edhe në gatim si salcë.
Ajo është e shëndetshme dhe shumë e shijshme në shumë dimensione. Nëse e përdorni qoftë për marinim ose thjesht për aromë, gatimet tuaja do të marrin një nuancë tjetër aromatike. Mbi të gjitha përveç shijes, organizmi përfiton edhe efektet mbrojtëse.
Më poshtë do të gjeni një metodë të thjeshtë për përgatitjen dhe ruajtjen e salcës së hudhrës dhe xhenxhefilit
Përbërësit:
250 gramë xhenxhefil (të qëruar dhe të prerë hollë)
250 gramë hudhër (të qëruar dhe të prerë hollë)
1 lugë çaji me kripë
2-3 lugë gjelle me vaj ulliri cilësor
Udhëzimet: Përdorni një mikser ose shtypini përbërësit së bashku në havan deri sa t’i ngjasojë një salce pesto. Hidheni salcën në një enë qelqi dhe ruajeni në frigorifer. Salcën mund ta përdorni në supë, gatimet me oriz, makarona e të tjerë. Organizmi juaj do t’ju jetë mirënjohës