Grupi i te rinjve te Junior Ranger ne Parkun Kombetar Divjake Karavasta me rastin e Dites Boterore te Pastrimit ka kryer nje aksion ne zonen e plazhit.
Frekuentimi nga turiste dhe pushues te shumte fatkeqesisht krijon edhe mbeturina ne zona te shumta te ketij parku si pasoje e nje grupi te vogel te papergjegjshem.
Pavaresisht tabelave, koshave apo dhe komunikimeve me pushuesit nga ana e AdZM-se Fier, grupit Junior Ranger dhe Smile Albania per mos te hedhur mbeturinat vend e pavend ka pushues te cilet jane krejtesisht te papergjegjshem.
Grupi Junior Rangers i Parkut Kombetar Divjake-Karavasta i shoqeruar nga specialistet e AdZM Fier kane pastruar diten e sotme nje pjese te plazhit prej mbetjeve te lena nga keta pushues dhe nga plastika.
“Pavaresisht sasise se grumbulluar, mesazhi i forte qe percjellin keta femije eshte i qarte.
Adoptimi ne jeten e perditshme te nje sjellje te tille me objektiv te qarte per te kontribuar ne mbrojtjen e natyres” – shprehet drejtori i AdZM Fier Ardian Koçi.