Reklame:

Prodhimi i grurit – Shkencetaret zberthejne kodin gjenetik, me i komplikuar se ADN e njeriut

Një ekip shkencëtarësh në Kinën veriore po përpiqet që të gjejë një mënyrë për të rritur prodhimin e grurit në vend. Gruri është një prej ushqimeve bazike në Kinë pasi një sërë gatimesh kanë pikërisht grurin si ingredient bazë. Por, shumë pak njerëz e dinë se përbërja gjenetike e grurit është shumë e komplikuar, madje edhe më shumë se orizi, e madje edhe më shumë se ADN e njeriut.

Për shkencëtarët ndarja e gjenomit të grurit është si të ngjisësh malin Qomolangma, një prej majave më të larta në vend. Kodi gjenetik i grurit u zbërthye më në fund një vit më parë, pas më shumë se një dekade kërkime. Shkencëtarët kinezë ishin pjesë e grupit të punës. Zbërthimi i kodit gjenetik është hapi i parë drejt të kuptuarit të të gjithë procesit të rritjes së grurit, që më pas do të shërbejë për të nxitur rritjen e prodhimit.

Popullsia në rritje, tkurrja e tokës për t`u punuar, si dhe ndryshimet klimatike janë sot një kërcënim për sigurinë ushqimore, jo vetëm në Kinë, por edhe në vende të tjera të globit. Shkencëtarët po mundohen të krijojnë varietete të grurit, që të mund të rriten në ambiente dhe klima të ndryshme.  Kina është prodhuesi dhe konsumatori më i madh i grurit në botë.