Reklame:

Aktivistja 16-vjeçare shperthen para lidereve boterore: Njerezit po vdesin nga fjalet tuaja boshe!

 te activist Greta Thunberg speaks at the 2019

Aktivistja suedeze e klimës, 16-vjeçarja Gerta Thunberg, ka shpërthyer para liderëve botërorë, në një fjalim emocionues në Samitin e Klimës së Kombeve të Bashkuara, për hapat e dështuar që kanë ndjekur në lidhje me klimën.

“Kjo është e gjitha e gabuar. Unë nuk duhet të jem këtu, duhet të jem në shkollë, në anën tjetër të oqeanit. Si guxuat? Ju keni vjedhur fëmijërinë time, ëndrrat e mia, me fjalët tuaja boshe.

Njerëzit po vuajne. Njerëzit po vdesin. I gjithë ekosistemi po prishet. Ne jemi në fillimin e një zhdukje masive dhe e gjitha për çfarë ju flisni është një përrallë e rritjes së përjetshme ekonomike. Si guxuat?

Si guxoni të shikoni kaq larg dhe të vini këtu të thoni se keni bërë sa mundët. Ju thoni se na dëgjoni neve dhe se e kuptoni emergjencën, por pa marrë parasysh sesa e trishtuar dhe zemëruar jam, nuk dua ta besoj këtë. Nëse vërtet e kuptoni situatën dhe vazhdoni të mos veproni, kjo tregon se jeni djaj. Dhe unë nuk pranoj ta besoj”, tha Thunberg mes lotëve.

Thunberg ishte në një panel me aktivistë të tjerë të klimës në samitin në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, për të inkurajuar vendet për të përmbushur qëllimet e Marrëveshjes së Parisit dhe për të zvogëluar emetimet e gazrave serë deri në vitin 2020. (Euronews)