Reklame:

Elementet ushqimore dhe roli fiziologjik i tyre tek pemet frutore

Fale sistemit rrenjor mjaft te zhvilluar dhe shumë te afte per te marrë ujin dhe lendet ushqimore nga thellesite e tokes, bimet e pemeve frutore duken sikur nuk kanë kerkesa te dukshme per lendet ushqimore. Por ku vihet ne kushtet e një kultivimi intensiv me qëllim marrjen e rendimenteve te larta ne prodhimin e frutave dhe me cilesi te mirë, eksperiencat kanë vertetuar se pleherimi me elemente ushqimore, mbetet një nder masat me kryesore agroteknike dhe që nuk duhet nënvleftesuar per asnjë moment.

1. ELEMENTET USHQIMORE DHE ROLI FIZIOLOGJIK I TYRE

Bimët rriten dhe zhvillohet mjaft mirë vetëm atëhere, kur ato pleherohen në proporcione të duhura me elementët Azot, Fosfor, Potas, si dhe me një sërë mikroelementësh të tjerë. Nga praktika është vërtetuar se bimet shkojne shumë mirë, n.q.s. toka ka qëne e pleheruar bollshëm me plehra organike.

Sistemi rrënjor ne këto kushte rrit shkallen e asimilimit të elementëve ushqimorë.
Elementët ushqimorë ndahen në dy grupe kryesore. Ato janë: i) Makroelementet, bëjnë pjesë azoti, fosfori dhe potasi (N2O; P2O5 dhe K2O); ii) Mikroelementet, ku më kryesorët janë: Magneziumi, Mangani, Calciumi, Bori, Bakri, Hekuri, Zinku, Natriumi, Squfuri, etj.

Karbonin pemet e marrin nepermjet ajrit gjatë procesit te fotosintezes. Hidrogjenin dhe oksigjenin e marrin kryesisht nepermjet ujit, por dhe nga ajri. Ndërsa elementet e tjere i marrin nga shtresat e tokes. Disa nga këto elemente gjenden me shumice ne toke dhe nuk ndihet nevoja e pleherimit. Ndërsa disa nga këto kryesisht makroelementet si: N, P dhe K, nuk gjenden ne proporcione te duhura dhe per kete arsye lind nevoja e pleherimit.
Elementet ushqimore janë te domosdoshem ne te gjithë periudhën e vegjetacionit, por me te ndjeshme janë ndaj mungeses se elementit N. Është vertetuar gjithashtu se rezultate te mira kanë dhene edhe plehrat me elemente kimike ato fosforike dhe ato potasike.

Duke qëne se mineralizimi i tyre bëhet me i ngadalte ne krahasim me ate te azotit, është e domosdoshme që plehrat e P dhe te K te hidhen gjatë periudhës se Vjeshtës dhe nëse nuk është e mundur, ato duhet te hidhen sa me heret ne Pranvere.
E rëndësishme gjithashtu është që këto plehra te shoqërohen edhe me plehrat organike 250-350 kv/ha (se paku 1 here ne 3 vjet). Këto plehra duhet te shpendahen ne te gjithë siperfaqen ne mes rreshtave dhe te futen ne toke ne thellesine rreth 20 cm menjëherë me anë te plugimit/frezimit te saje.
Roli fiziologjik i azotit (N). Azoti është elementi shumë i rëndësishëm si per rritjen ashtu edhe per zhvillimin e bimëve të pemeve frutore. Ai merr pjesë në ndërtimin e proteinave, të cilat pas ujit janë perbërësit kryesor në ndërtimin e protoplazmes së qelizave.

Ai merr pjesë në perberjen e komponentëve me rëndësi jetësore siç janë acidet nukleike (ARN, ADN, etj). Po ashtu N mer pjesë në formimin e klorofiles, vitaminave, fosfatideve, alkaloideve, etj. Gjatë vegjetacionit dhe kryesisht në fazat e para të moshës së bimëve, azoti perqëndrohet me teper në indet e reja meristematike të rritjes. Me kalimin e kohes ky element grumbullohet në gjethe, lule dhe fruta.

Pemet e asimilojnë azotin në formë nitratesh dhe të kriprave amoniakale. Format amoniakale mund të asimilohen me mirë në toka të ftohta, të rënda dhe me lagështi të tepruar. Në komponimet organike bimore, azoti gjëndet në formën e grupeve amidike, aminike, humidike, etj.
Azoti ka një ndikim të jashtëzakonshëm jo vetëm si element perbërës në ndërtimin e trupit të bimës, por në sajë të pranisë së tij, ai ndikon drejtëpersëdrejti në asimilimin e një game të gjërë të elementëve të tjerë që ndodhen në solucionin ushqimorë te tokes. Sasia e elementit azot në tokë, është e ndryshme per tipe të ndryshme tokash.

Në tokat me origjinë nga shkembijtë magmatike, në formën amoniakale azoti gjëndet vetëm në 0.005%. Tokat me origjinë nga shkembijtë sendimentare, sasia e azotit është disi me e lartë, sepse në këto toka perfshihet edhe azoti i fiksuar në rrugë biologjike. Ndërsa ne tokat ku janë të pasura me lëndë organike, elementi i azotit është në nivele me të larta dhe në forma me të asimilueshme per bimët.
Sipas disa autoreve (Khare e Umzani 1969,), referojnë se n.q.s. elementi N është në proporcione të drejta me elementët e tjerë ushqimorë, ai ndikon drejtëpersëdrejti në rritjen e mases se pergjithshme vegjetative te bimës si dhe ne rritjen e numrit të luleve, frutave dhe të gjetheve në bimë.

Sipas tyre veçanërisht elementi azot, favorizon mjaf mirë pllenimin, lidhjen dhe rritjen e frutave. Gjithashtu është vërtetuar se, rezultate mjaft të mira te kjo bimë, arrihen n.q.s. N2O i sigurohet jo vetëm në proporcione të caktuara me elementët e tjerë kryesore ushqimorë, por dhe me një shperndarje të drejtë në raport me kërkesat gjatë fazave të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve.
Është venë re se plehërimi i njëanëshëm azotik dhe me doza të larta, jo vetëm që nuk ndikon në shtimin e prodhimit, por perkundrazi, ai ndikon në uljen e tij.

Madje është venë re se bimët rriten shumë vrullshem, por shumë te brishta dhe nuk arrijne te piqen para se te hyne ne ngricat e Dimrit. Në zonat me veriore, ky ndikim bëhet akoma me negativ, sepse temperaturat dhe ndriçimi diellor janë me të disfavorshme per jetën e ketyre bimëve. Pemet frutore e asimilojne azotin më teper gjatë fazëz së rritjes vegjetative. Pjesa me e madhe e N dhe P asimilohen në periudhën e rritjes masive te gjetheve dhe të rritjes masive te frutave.

Niveli i ulet i N në solucionin ushqimorë të tokës, ndikon në atë që bimët të zhvillohen te dobëta dhe të vonojnë proceset e rritjes dhe të zhvillimit të tyre. Simptomat e mungesës së ketij elementi në fazat e para të rritjes, shoqërohet me çngjyrosjen e gjetheve të poshtme.

Ngjyra kalon nga ngjyra jeshile e erret, në jeshile të verdhë. Nëqoftëse ky element vazhdon të mungoje akoma edhe per një kohe me të gjatë, atëhere kjo zverdhje pushton gati të gjithë bimën. Bimët rriten dhe zhvillohen me vonesë dhe sasia e gjetheve dhe frutave per bimë, është mjaft e ulet. Gjethet ngelen të vogla dhe bëhen me shumë vringuj.

Kur elementi N vazhdon te mungoje akoma me shumë në tokë, bimët pesojnë një ulje të theksuar të aktivitetit jetësor dhe veçanërisht atë të fotosintezës. Kjo ndodh sepse kloroplastet që ndodhen në gjethe e ulin aftësinë e sistezes së lëndëve organike dhe bimët në pergjithësi zhvillohen të dobeta.
Roli fiziologjik i fosforit (P2O5).

Në indet bimore të pemeve frutore, fosforin e gjejmë në formën e komponimeve organike siç janë: ortofosfatet e kaliumit, të kalciumit, të magneziumit, si dhe në shumë komponime të tjera organike. Pa prezencën e këtyre të fundit, është vështirë të gjëndet ndonjë proces sadopak i rëndësishën në jetën dhe metabolizmin e qëlizave të indeve bimore. Komponimet me të rëndësishme të cilat zenë vëndin e parë në jetën e kësaj bimë, janë acidet nukleike, të cilat perbëjnë bazën e makromolekulave per sintezën e nukleotideve dhe të acideve me kryesore të ARN e ADN.

Persa i perket rëndësisë së forsforit në proceset jetësore të kësaj bimë, sipas një grupi autoresh si; Parker, 1969; Le Compte, 1962; etj, këtë element e kanë cilësuar si elementin me percaktues si në rritjen dhe zhvillimin normal të bimëve, ashtu edhe në nivelin e prodhimtarisë së tyre.

Qënia e ketij elementi në sasinë optimale në solucionin ushqimor të tokës, ndikon ndjeshëm në rritjen e sasisë së gjetheve, ne daljen e filizave te rinj, në sasinë e frutave të lidhura dhe në pjekjen e hershme të tyre. Disa studiues të tjerë si: Baca e Castillo, 1964; Ozaki, 1956; kanë vërtetuar se teprimi me plehra fosforike pengon rritjen dhe zhvillimin normal të bimëve.
Veç faktoreve të tjerë si: lagështira e tokës, gjëndja e fizike e saj, karakteristikat e formës bimore, etj, asimilimi i mirë i fosforit është i lidhur drejtëpersëdrejti edhe me intensitetin e ndriçimit diellor, temperaturat e ajrit dhe të tokës.

Lidhur me ndriçimin diellor, pemet e kultivuar në të gjithë zonat e vëndit tonë nuk paraqesin ndonjë shqetësim. Kjo sepse, sasia e ndriçimit diellor gjatë periudhës së kultivimit të kësaj bimë, është e mjaftueshme. Lidhur me ndikimin e temperaturave të tokës dhe të ajrit, kjo varet kryesisht nga zonat agro-ekologjike, mikrozonat e vëndit tonë dhe mbi të gjitha nga stinat e vitit.

Mungesa e fosforit në tokë ose pamundesia e tij per tu asimiluar nga bima, në pergjithësi ndikon ndjeshëm në rritjen dhe zhvillimin normal të pemeve frutorë.

Efekti i mungesës së ketij elementi, shfaqet me uljen e theksuar të aktivitetit jetesor dhe shenjat e para të mungesës së fosforit, shfaqën me mos pjekjen e indeve te degëzave jo vetëm te bimët me mosha të avancuara, por edhe në bimët e moshave me të reja. Kercejtë mbeten të hollë, gjethet e vjetra marrin një zbehje me njolla të verdha dhe të nekrotizuara, të cilat bien parakohe. Ndërsa, të gjethet e reja majat e tyre qëndrojnë të varura dhe në faqën e siperme ato marrin ngjyre blu në të hapur. Ndërsa nervaturat marrin ngjyre të purpurt.

Prandaj per ta eleminuar këtë dukuri, është e domosdoshme që krahas masave per sigurimin e ndriçimit diellor, duhet të synohet në ekuilibrimin e dozave të plehrave azotike me ato fosforike.
Roli fiziologjik i potasit (K2O). Lidhur me rolin fiziologjik të elementit K te pemet frutore, nga studiues dhe autore të ndryshem ka patur mjaf debate, mendime të cilat shpesh herë kanë qënë edhe kondradiktore. Ato japin mjaf konkluzione dhe rekomandime të ndryshme, por është vertetuar se prania në sasira normale të potasit në substratin ushqimor, prodhimi dhe cilësia e frutave është rritur dhe permirësuar ndjeshëm.

Pleherimet potasike kanë ndikuar në rritjen hershmerisë së pjekjes se frutave, në permirësimin e shijes, në permirësimin e ngjyres se gjetheve dhe frutave, në rritjen e permbajtjes së sheqerit ne fruta, në rritjen e permbajtjes së karotenit, acidit askorbik ne fruta, si dhe të vitaminave të ndryshme. Madje, prania e potasit në tokë e rrit qëndrueshmërinë e bimëve ndaj disa sëmundjeve me origjinë kërpudhore, si dhe qëndrueshmerine e tyre ndaj ngricave te forta te Dimërit.
Është vërtetuar se në indet bimore, kaliumi është i shperndare pothuajse në të gjithë trupin e bimës, por disi me i perqëndruar gjëndet në indet meristematike të rritjes. Roli kryesor i potasit në bimë, është se ky element merr pjesë në neutralizimin e pehashit acid të lengut qëlizor, në rritjen e presionit ozmotik, në hidratimin e plazmës, etj. Në prezencë të mjaftueshme të kriprave të fosfateve dhe atyre potasike, pleherimi i bollshëm me plehra azotike, mund të asimilohet mirë nga bima. Por ndikimi më i madh i këtij elementi në bimë, shfaqet në drejtim të sintezës dhe të transformimeve të karbohidrateve. Gjithashtu është vërtetuar se, elementi i kaliumit rrit intensitetin e fotosintezës dhe kjo më e dukshme është në ditët me vranësira ku ndriçimi diellor është më i kufizuar.
Në grupin e mikroelementëve me kryesoret janë: Magnezi, Mangani, Calciumi, Bori, Bakri, Hekuri, Zinku, Natriumi, Squfuri, etj. Influenca e mikroelementëve në jetën e pemeve frutore,

ka qënë më pak te studiuara në krahasim me elementët e grupit të makroelementëve.

Kërkimet e realizuara dekada e fundit, kanë vërtetuar se per rritjen dhe zhvillimin normal te pemeve, veç makroelementëve janë të domosdoshëm edhe mikroelementët. Në indet bimore sasitë e tyre leviz nga 0.001 – 0.0001%.
Është vërtetuar gjithashtu se, megjithëse në bimë ato gjënden në sasira shumë të vogla, nga pikpamja jetësore ato janë po aq të domosdoshëm, sa edhe azoti, fosfori, potasi, etj. Per ta vërtetuar këtë, është provuar se në kushtet e mungesës së plotë të njërit apo tjetrit mikroelement apo të disave prej tyre, bimët janë rritur deri në atë moment, aq sa sasia e atij mikroelementi ka qënë i pranishëm në lëndën rezerve të embrionit të farës. Me pas bima është thare.
Kur prania e njërit prej mikroelementëve në tokë është e pamjaftueshme, atëhere në bimë shfaqën çrregullime metabolike, uljen e qëndrueshmërisë së bimëve ndaj sëmundjeve të ndryshme dhe me shënja karakteristike si: kloroza të gjetheve, tharja e konusit të rritjes, formimin e gjetheve të imëta dhe të perdredhura, etj, të cilat me vonë mund të çojnë deri në tharjen e bimëve.

2. PLEHERIMET
Megjithese fidanat e pemeve fale sistemit rrenjor i cili kane aftesine te zhvillohen mire ne thellesi dhe gjeresi, si rrjedhoje ka aftesi te marre ujin dhe lendet ushqimore nga thellesite e tokes, përsëri pleherimi plotesues mbetet nje nga masat me te rendesishme agroteknike.

Kjo mase ndjehet me teper si e nevojshme per faktin se kur fidanat para se te mbillen ne vendin e perhershem, perveç prerjes rifreskuese te rrenjeve kryesore dhe vendosjes ne nje mjedis te ri, plotesimi me elemente ushqimore është i domosdoshem.
Bimet e pemeve frutore para hyrjes se tyre ne prodhim, ato duhet te kene formuar nje kurore te zhvilluar dhe ne proporcion te drejte me sistem rrenjor. Kjo ndihmohet ne saje te aplikimit te nje sistemi pleherimi plotesuese me baze organike dhe minerale.

Nga kjo pikepamje është shume e domosdoshme kombinimi i plehrave organike me ato minerale, pasi pleherimi i njeanshem mineral, ndikon negativisht ne strukturen e tokes dhe ne asimilimin e elementeve te tjere ushqimore qe ndodhen ne te.
Keshtu, pleherimi organik rekomandohet si shume i domosdoshem, kur pleherohet se paku 1 here ne 2-3 vjet me rreth 500 kv/ha. Plehu hidhet ndermjet rreshtave dhe permbyset menjehere ne thellesine 25-30 cm gjate punimit te Vjeshtës.

Efekti ushqyes i sasise se elementeve ushqimore qe permban plehu organik zakonisht zgjat 3-4 vjet. Pleherimi mineral rekomandohet te behet kryesisht me plehrat azotike, fosforike si dhe ato potasike.

Keto elemente ndikojne pozitivisht ne rritjen dhe zhvillimin proporcional te degeve skeletore dhe llastareve te kurores, te cilet do te perbëjnë potencialin prodhues te frutave ne fazen e hyrjes ne prodhim te plote. Plehrat azotike, fosforike dhe potasike kane rendesi ne pleherimin e pemeve frutore sepse ndikojne jo vetem ne rritjen e kurores, por edhe ne diferencimin e sythave frutore.

Sipas studimeve te kryera, normat orientuese per nje bime jane:

i) rreth 3-5 kg pleh organik te kalbur ne vit;

ii) rreth 300-400 gr plehra fosforike;

iii) rreth 200-300 gr plehra potasike, te cilet duhet te hidhen gjate periudhes se Vjeshtës para punimit te tokes.

Gjate vegjetacionit duhet te hidhen rreth 400-500 gr plehra azotike dhe e dozuar ne dy duar, ku njera hidhet gjate muajit Prill para punimit pranveror dhe tjetra gjate Qershorit, me kusht qe menjehere te behet punimi/frezimi i siperfaqes se tokes.