Reklame:

Si te perdorni bimet mjekesore kunder ankthit dhe stresit

Keni degjuar per ‘Herbalizmin’? Tingellon nje fjale e çuditshme, por ne te vertete ka te beje me perdorimin e barishteve dhe erezave ne kura shendetsore.

Kjo kulture shume shekullore ka pasur ne zemer te saj bimet me te mira per te kuruar shume semundje.

Gjate studimit te kesaj kulture, vendosem te ndajme me ju disa prej thesareve me te mira te fshehura te natyres te cilat e mbrojne shendetin e njeriut dhe luftojne semundjet.

Roli i bimeve mjekesore ne shendetin e mendjes eshte studiuar, testuar dhe pranuar si nga ekspertet mjekesore ashtu edhe nga perdoruesit e ketyre bimeve.

Rezultatet e ketyre bimeve jane shume te mira, dhe vetem fale shkences moderne dhe teknologjise, keto kura te lashta kane marre famen e merituar.

Bimet mjekesore dhe medikamentet  

Bimet mjekesore ofrojne efekte te ngjashme me medikamentet farmaceutike, por me me pak efekte anesore.

I vetmi problem, nese mund te quhet i tille, eshte se funksionojne me mengadale se medikamentet, edhe pse efektet e bimeve jane me afatgjata. Kjo eshte arsyeja perse bimet mjekesore shpesh anashkalohen.

Bimet mjekesore kunder semundjeve te mendjes

Lule basani dhe saneza jane dy nga barishtet me te mira qe perdoren per shendetin e mendjes. Studimet shkencore kane treguar se keto bime kane cilesi te jashtezakonshme per te permiresuar shendetin e trurit.

Keto bime rekomandohen dhe perdoren gjeresisht ne ditet e sotme. Lule basani perdoret per te trajtuar rastet e depresionit te nje niveli mesatar. Saneza nga ana tjeter perdoret kunder ankthit dhe pagjumesise.

Bimet mjekesore rekomandohen jo vetem nga mjeket, ekspertet e ndryshem, por edhe nga psikologet. Sipas tyre, bimet mjekesore mund te perdoren per te parandaluar sulmet qe i kanosen trurit gjate perditshmerise.

Sidoqofte, mos u perpiqni te vete-diagnostikoheni apo vete-kuroheni. Lule basani per shembull ben mire por edhe mund te shkaktoje deme tek pacienti ne varesi te diagnozes.

Bime si kamomili mund t’ju qetesojne pa asnje efekt anesor. Kamomili konsumohet si çaj dhe rekomandohet ne mbremje, ose si zevendesues per çajrat e tjere me kafeine.

Keto bime perdoren ne forme çaji me lule te thata.

Tabela e bimeve mjekesore dhe luleve te mira per mendjen

Hudhra – Ndihmon te Qetesoje Muskujt- Konsumohet e fresket apo e gatuar. Perdoreni edhe per t’i dhene arome vajrave.

Mentja – Ndihmon te qetesoje muskujt dhe kontraktimet nga gastriti. Konsumohet e fresket, çaj ose e gatuar.

Kamomili – Bime qetesuese pa efekte anesore kunder depresionit, stresit, ankthit, irritimeve dhe pagjumesise. Konsumohet si çaj.

Borziloku permban vajra esenciale. Lufton inflamacionin. Permban magnez dhe qeteson zemren dhe enet e gjakut. Perdoret i fresket, çaj, ne gatime ose per te aromatizuar vajra te ndryshem.

Livandoja eshte analgjezik, ka efekt qetesues, zbut nervat dhe dhimbjet. Vaji esencial perdoret per te nxitur gjumin. Perdoret ne terapite e aromave, ndersa ne variantin e thate perdoret si çaj ose si aromatizues ambienti

Majdanozi, ruan ekuilibrat hormonale. Zbut irritimet dhe depresionin e ulet. Gatuhet ose konsumohet i fresket