Prodhimi i domates kete vit ka nisur me heret si per shkak te interesit te fermereve po ashtu edhe per shkak te klimes e veçanerisht te faktit se sezoni i meparshem pati terheqje te produktit nga Italia.
Fakti qe vendet e rajonit Serbia, Maqedonia Kosova dhe Bosnja kane ende prodhim te fushes por edhe ne sera e ben te pamundur shitjen e prodhimit shqiptar. Vendet fqinje jane konkurues pasi pamvaresisht çmimit te ulet te domates 20 – 30 leke per kg, per fermeret e rajonit ky nuk eshte problem pasi ju vjen ne ndihme shteti me subvencionim.
Krejt e kunderta ndodh me fermeret tane te cilet presin me syte nga qielli qe te ftohet moti me qellim qe te ndalet prodhimi ne rajon dhe te mare rritje çmimi i produkteve shqiptare.
Me te prekur jane ata fermere te cilet keto dite duhet te vjelin produktin pasi nuk mund te mbahet me ne bime, por kosto e vjeljes, transportit dhe kosto te tjera nuk mbulohen me çmimin aktual aq me keq kur edhe tregetaret nuk kane fort interes edhe pse eshte çmimi i ulet pasi nuk kane treg shitje.
Me te prekur jane fermeret e Goriçaj ne Lushnje dhe te Drenovices ne Berat te cileve keto dite ju futen serat ne kapacitet te plote nga 80% qe jane aktualisht.
Vemendja ndaj fermereve duket e larget po te kemi parasysh situaten e organizimit mes tyre ne raport me politikat dhe qendrimin e strukturave shteterore. Shtoji kesaj dhe perqendrimin e qeverise ne pasojat e termetit dhe kuptohet qarte qe fermeret mbeten serish ne meshire te fatit!