Gjatë natës temperatura e ajrit të serës ulët si rezultat i ftohjes së shtresave të ajrit që ndodhen afër mbulesës. Kjo ftohje vjen si rezultat i shkëmbimit të nxehtësisë nga shtresat më të ngrohta që ndodhen me në brëndësi, drejt shtresave më të ftohta, që ndodhen afër mbulesave të serrës.
Zakonisht temperatura e ajrit të mjediseve të mbrojtura natën është 1 – 2 oC më e lartë se sa ai i ambjentit të jashtëm.
Ndërsa ditën diferenca e temperaturave në mes ambjentit të jashtëm dhe të brendshem të serat e mbuluara me polietilen është 6 – 7 oC, madje në disa raste edhe më shumë.
Kërkesat e bimëve për temperaturë janë të ndryshme jo vetëm për bimë të ndryshme, por dhe për faza të ndryshme të rritjes dhe të zhvillimt të tyre.
Disa të dhëna mbi pragjet e temperaturave (oC) më të domosdoshme për disa bime kryesore që kultivohen në mjedise të mbrojtura janë ne tabelen e meposhtme.
Ftohja e menjëhershme e ajrit në brëndësi të serrës, është e rrezikshme në rastet e uljes së menjëhershme të temperaturave të ambjentit të jashtëm.
Këto fenome janë të pranishme në ditët e fundit të Marsit ose ditët e para të muajit Prill.
Prandaj është e domosdoshme marrja e disa masave paraprake si:
i) Sigurimi i një sasie të fidanit reserve;
ii) Sigurimi i një sasie lëndë djegëse shtesë për ndonjë ndërhyrje emergjente;
iii) Si dhe sigurimi i disa mjeteve të thjeshta ngrohëse si, furnela elektrike, soba vajguri, soba drurit, etj.
Llojet e ngrohjeve të mjediseve të mbrojtura.
Mënyrat e ngrohjes së mjediseve të mbrojtura janë:
i) Diellore,
ii) Biologjike
iii) Teknikë.
Dihet që sigurimi i ngrohjes teknikë, veç vështirësive të tjera, ka dhe shpenzime suplementare, që rendon në kostot e prodhimeve. Prandaj, detyre parësore del që kultivuesit më parë të mendoj mirë, së si dhe me çfare mënyrë, metodë dhe mjeti, do të realizohet ngrohja e mjediseve të mbrojtura.