Lojërat Olimpike dhe Paralimpike për vitin 2020 në Tokio do të fillojnë vitin tjetër, por Japonia nuk ka humbur kohë në përgatitjen e medaljeve që do t’u shpërndahen fituesve.
Tokio 2020 po realizon medaljet e arit, argjendit dhe bronzit tërësisht nga 78.985 tonë objekte elektronike të riciklueshme, përfshirë 6.21 milion celularë të ricikluar, sipas Projektit të Medaljeve të Tokio 2020.
Rezulton se objektet e përdorura përmbanin gjithçka që nevojitet për të krijuar medalje. Nga gati 80,000 ton mjete të ricikluara, u nxorën vetëm 32 kg ar, 3.500 kg argjend dhe 2.200 kg bronz (bakër dhe zink në këtë rast), sipas Tokio 2020.
Projekti i Medaljes Tokio 2020, që përfshin edhe kompaninë e celularëve NTT Docomo, e cila bëri të mundur mbledhjen e telefonave, e filloi akumulimin e objekteve të nevojshme mes Prillit 2017 dhe Mars 2019. Gjatë këtyre dy viteve projekti grumbulloi mjaftueshëm metal të rëndësishëm për afro 5,000 medalje Olimpike dhe Paralimpike.