Cilesia e jetes varet nga funksioni teper i perpikte i trupit dhe organeve.
Por kjo nuk eshte gjithmone e lehte.
Ndonjehere nje regjim i gabuar ushqimor mund te shkaktoje jo vetem inflamacion por edhe te nxise akumulimin e toksinave.
Sipas te dhenave pankreasi eshte nje prej organeve qe vuan me shume pasojat e toksinave.
Ky organ eshte pergjegjes per prodhimin e acideve te stomakut qe mundesojne tretjen e ushqimeve qe hame.
Pankreasi prodhon insuline dhe ndihmon te rregulloje nivelin e sheqerit ne gjak.
Fale tij, njeriu arrin te shmange diabetin.
Bimet mjekesore per shendetin e stomakut dhe pankreasit
Çaji Jeshil
Çaji jeshil eshte nje antioksidant natyral.
Konsumi ditor i tij permireson shendetin e stomakut dhe pankreasit.
Ky çaj permban nje substance te njohur si EGCG qe parandalon formimin dhe shumimin e qelizave tumoriale.
Çajin jeshil e gjeni ne supermarkete dhe farmaci.
Gjysem luge çaj jeshil pluhur ziejeni ne nje gote uje. Pini nje gote ne dite. Personat me tension te ulet duhet te kene kujdes me sasine.
Çaji I Jamballit
Çaji i jamballit eshte i pasur me substanca qe mbajne nen kontroll glukozen ne nivel qelizor.
Ato luftojne inflamacionin dhe sherojne pankreasin.
Sipas te dhenave, ky çaj rekomandohet edhe per rezistencen ndaj insulines.
Nje luge çaji gjethe jamballi ziejeni ne nje gote uje. Pijeni nje gote ne dite per rreth 20 dite.
Çaj Rozmarine Dhe Sherebele
Çaji i kombinuar i te dy bimeve mjekesore perkujdeset per shendetin e pankreasit.
Ai qeteson muskujt dhe nxit gjumin.
Rozmarina ne veçanti lufton inflamacionin dhe pastron pankreasin.
Zieni nje tufe rozmarine me pese gjethe sherebele, shtoni mjalte dhe pijeni rregullisht çdo dite per rreth nje muaj.
Gjembgomari
Çaji i gjembgomarit permba silimarine, nje substance qe ndihmon ne sherimin dhe rimekembien e melçise dhe pankreasit.
Kjo substance sherben si antioksidant dhe stimulon zhvillimin e qelizave te reja te melcise dhe pankreasit.
Gjembgomari zakonisht behet pjese e shume terapive bimore pastruese per organet.
Zieni nje luge gjelle me gjethe te thara gjembgomari ne nje çajnik me uje.
Pasi te kete zier, lereni menjane te ftohet dhe çajin mund ta pini pas vakteve.
Gjembgomarin mund ta konsumoni edhe si kapsule ne nje sasi prej 450 mg, por vetem nese rekomandohet nga mjeku.