Reklame:

Menyrat e shperndarjes se plerave

Plehërat organike dhe minerale mund ti jepen bimëve në tre mënyra:

a) Në gjëndje të ngurtë;

b) të tretura në ujin e ujitjes,

c) Me sperkatje të masë gjethore (keto dy të fundit janë vetëm për plehërat minerale).

Në gjëndje të ngurtë, është forma më kryesore jo vetëm në vëndin tonë por dhe në shumë vënde të tjera. Ato mund të hidhen me shpërndarje në të gjithë sipërfaqen ose e lokalizuar pranë sistemit rrënjor të bimëve. Ato mund të hidhen njeherësh ose duar – duar në varësi të llojit të plehut, fazave të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve, ose gjëndjes dhe kushteve toksore.
Plehërat organike në përgjithësi hidhen para punimit të fundit të tokës. Ato shpërndahen uniformisht në sipërfaqen e tokës dhe permbysen në tokë.

Plehërat organike duhet të jenë në përgjithësi të dekompozuara relativisht mirë me qëllim që aktiviteti mikrobiologjik të jetë i drejtuar jo për dekompozimin e tij, por për shpërbërjen dhe mineralizimin në përgjithësi të elementëve ushqimore, të gatshëm për tu tërhequr nga bima.

Për bimët që kultivohen në sera, plehërat organike nuk duhet të hidhen në gropa, sepse një plehërim i tillë bën që bima të zhvilloje një sistem rrënjor të lokalizuar duke ndikuar negativisht në përvetsimin e elementëve të tjerë ushqimore që ndodhen në tokë. Në një plehërim të tillë bima si të thuash bëhet “dembele”.
Dozat e mësipërme janë të rekomandueshme për bimët që kultivohen në sezonin e parë, ndërsa për bimët që kultivohen në sezoNë të dyta, këto norma zakonisht pergjysmohen.

Kjo për arësye, jo së bimët e sezonit të dytë nuk kanë nevojë për lëndë ushqimore, por së plehërimet organike të sezonit të parë kanë efekte ushqimore (ngelin rezerva të asimilueshme në tokë) edhe për bimët e sezonit të dytë.
Sipas shumë autoreve, të cilat janë marrë me efektin e përdorimit të plehërave organike në mjedise të mbrojtura, përdorimi i këtyre plehërave ndikon shumë mirë ne:
– Favorizojnë zhvillimin e mikroorganizmave të dobishmë të tokës.
– Pasuron tokën me mikroelementë.
– Ndikon në rregullimin e bilançit të plehërave minerale në tokë.
– Përmirëson cilësite ujëmbajtëse të tokës dhe amortizon ndryshimet e lagështisë së tokës.
– Ka ndikim termorregullues në tokë.
– Ndikon në pasurimin e mjedisit me CO2.

Si të kryejmë plehërimin e kulturave bujqësore.Plehërat azotike, në përgjithësi përdoren gjatë vegjetacionit. Kjo ka rëndësi sepse përdorimi i menjëhershëm i tyre ndikon jo vetëm në rritjen e përqëndrimeve të solucioneve tokësore të cilat ndikojnë për keq në asimilimin e tyre nga rrënjët e bimëve, por nga ana tjetër në kohën deri sa bimët ta absorbojnë atë, do të ndodhin humbje relativisht të mëdha nëpërmjet mineralizimit të tyre dhe shplarjeve nga ujitjet.
Por në rastet kur një pjesë e tyre përdoren si plehërim bazë dhe shoqërues, këshillohet të përdoret në formë ureje (apo forma kristalore të qëndrueshme si Hakafod, etj), sepse ato kanë vetiNë të fiksohen në kompleksin koloidal të tokës bujqësore dhe nuk shplahet nga ujrat gjatë ujitjeve.

Ndërsa gjatë vegjetacionit është mirë që plehërat azotike si ato në formë nitrati, ashtu dhe ato në formë ureje, të përdoren gjithmonë të shoqëruara me prashitje.
Kështu psh, nitrati i amonit {NH4NO3} përmban 33 – 34 % N2O.

Bima e shfrytëzon atë në 2 forma, si ajo amoniakale NH3+, po ashtu dhe formën jonike NO32+. Por forma amonjakale gjatë zberthimit nëqoftëse nuk është në kontakt me koloidet e tokës, del jashtë sipërfaqes së tokës dhe humbet në natyre. Ndërsa po të mbulohet në tokë me anë të prashitje, ajo fiksohet në kompleksin thithes të tokës. Forma jonike NO32+ zakonisht, fiksohet në komplexin koloidal të tokës.

Por edhe në këtë formë, gjatë ujitjeve ose reshjeve të bollshme ka mundësi të shplahen me lehtësi nga toka, prandaj nuk këshillohet të përdoret si plehërime bazë, por si plehërime plotësuese gjatë vegjetacionit.
Ureja {CoNH2)2}, në 3 – 4 ditë pasi hidhet në tokë në prani të ujit dhe të aktiviteti mikrobiologjik, ka vetiNë të zbërthehet në forma të tretëshme që është (NH4)2CO3, dhe në formë amoniakale e cila thithet me lehtësi nga kompleki thithes i tokës dhe nuk shplahet me lehtësi siç ndodh të nitrati i amonit. Kjo është dhe arësyeja që ky pleh mund të përdoret si plehërim bazë dhe shoqërues.

Plehërat fosforike, tradicionalisht është përdorur forma e superfosfatit, por tani kanë hyre edhe plehëra komplekse. Për serrat në përgjithësi rekomandohet që e gjithë sasisa e superfosfatit, të përdoret në plehërimin bazë para punimit të tokës ashtu si në rastin e plehërimit organik. Ky lloj plehu shpërndahet uniformisht në sipërfaqen e tokës dhe permbyset gjatë punimit. Superfosfati {Ca(H2PO4)2*H3PO4}, i zakonisht përmban 16 -18 % lëndë aktive P2O5 e cila, kur hidhet në tokë në prani të ujit dhe të aktivitetit mikrobiologjik bëhet e tretëshme dhe përvetësohet lehtë nga bimët.

Plehërat potasike, zakonisht për tokat nën mjediset e mbrojtura përdoret forma e Sulfatit të kaliumit (K2SO4), i cili përmban 50 % K2O. Ky pleh hidhet në tokë si të superfosfati, por në specifika plehërimi një pjesë deri në 50% të sasisë mund të përdoret si plehërim plotësues gjatë vegjetacionit. Pasi hidhet në tokë, zbërthehet lehtësisht dhe fiksohet në kompleksin thithes të saj. Në këtë gjëndje asimilohet shumë mirë nga bimët.

Diamoni i fosfatit, përmban 18 % N2O dhe 46 % P2O5. Gjatë hedhjes së tij në tokë, nën veprimin e lagështirës dhe të bakterieve kthehet në forma të tretëshme N2O dhe P2O5 të cilat fiksohen në kompleksin thithes të tokës dhe përvetës më së ohen lehtësisht nga bimët.

Mënyrat e hedhjes së tyre nëpër sera bëhen sipas specifikave të bimëve, por të rekomandueshme janë ato të plehërimit bazë dhe shoqërues, të cilat hidhen sëbashku me plehërat organike dhe permbysen në tokë.
Mënyra e dytë dhe më e preferuara e shpërndarjes së plehërave (kryesisht minerale), është ajo e shpërndarjes me ujë. Ky proçes kushtezohet me avansimin e sistemeve të ujitjes, siç është ajo me pika.

Kjo konsiston në tretjen paraprake të plehërave kimike në një ene/rezervuar dhe nëpërmjet një pajisje të thjeshtë (dozatron), dërgohet me anë të ujit deri te pikehedhesit dhe në këtë mënyrë realizohet ushqimi i bimëve. Me anë të kësaj metodë mund të përdoren të gjithë plehërat kimike, jo vetëm si makroplehëra por dhe mikroplehërat.

Për të patur suksese më të mira në përdorimin e kësaj metodë, është mirë që më parë të bëhen analizat kimike të ujit për ujitje për të përcaktuar nivelet e përmbajtjeve të katjoneve si të Ca++, Mg++, K+, pH, etj, me qëllim që të eleminohen precipitimet që mund të ndodhin si, fosfatet dhe karbonatët e kalciumit dhe të magnezit, etj, të cilat ndikojnë jo vetëm në uljen e asimilimit të elementëve ushqimore nga bimët, por ajo që është me e demshme është se këto preçipitime bllokojNë vrimat e pikehedhesave të ujit.

Zakonisht plehërimë të tilla bëhen në fillim të ujitjes dhe më pas vazhdohet me ujë të pastër me qëllim që plehërat të shpërndahen dhe të futen sa më thellë dhe afër sistemit rrënjor të bimëve.

Mënyra e tretë është ajo e shpërndarjes së plehërave me anë të sperkatjeve.

Kjo mënyrë shfrytëzon aftësinë që kanë gjethet për të thithur elementët ushqimore nëpërmjet tretësirave ujore, që asimilohen nga gojzat e gjetheve. Kjo metodë është e përdorshme më tepër në ato raste kur bimët për një arësye ose një tjetër, për mungesë të një elementi ushqimore kanë pësuar tronditje fiziologjike.

Kjo metodë përshpejton asimilimin e një ose më shumë elementëve të cilat kanë ndikuar në jetën e bimëve.

Më e përhapur kjo metodë plehërimi, është në rastet kur bëhet plehërim me mikroelementë si : bakri, molibdeni, etj.
Efektiviteti i kësaj metodë plehërimi rritet kur sistemi gjethor ka një shkallë të lartë hidratimi. Sperkatjet në kohë të thatë , kanë efektivitet të ulët.

Kujdes! Asnjëherë të mos trajtohet me përqëndrimë të larta, por vetëm në doza të rekomanduara për këtë qëllim. Kjo për arësye që të eleminohen në maksimum djegiet e sistemit gjethor.