Reklame:

Nevojat e bimeve per elemente ushqimore

Sipas studimeve të bëra, kërkesat për elementë ushqimore për 100 kg fruta të freskëta për disa bime më kryesore që kultivohen në mjedise të mbrojtura janë:

Në këtë tabelë janë paraqitur veten nevojat për makroelementët, apo siç quhen elementët kryesore ushqimore N, P2O5 dhe K2O, ndërsa për mikroelementët si Mangani, Molibdeni, Cobalti, Bakri, etj, nuk janë paraqitur.
Prandaj përcaktimi i drejtë nevojave të bimëve për elementë ushqimore, zbulimi i gjëndjes faktike e tyre në substratin ushqimor tokësor, si dhe plotësimi i tyre me plehëra bazë e plotësuese gjatë vegjetacionit, ndikojnë që bimët të rriten dhe zhvillohen më së miri dhe prodhimet e tyre të jenë të kënaqshme.

Prandaj detyra parësore e fermerëve që merren me kultivimin e bimëve në këto mjedise, është përcaktimi nevojave të bimëve të ndryshme që do të kultivoje dhe plotësimi i tyre për të arritur rezultatin e dëshiruar. Por realizimi i këtij qëllimi kërkon një serrë njohurishe paraprake dhe më pas realizimi i tyre për qëllimin e vene.
Përcaktimi i elementëve ushqimore të nevojshem për kultivimin e bimëve në mjedise të mbrojtura, janë të domosdoshme një serrë analizash kimike të cilat përcaktojNë nivelin e makroelementëve në tokë. Për përcaktimin e nivelit të tyre në tokë.

Analizat kimike bazohen në përcaktimin e:

i) Nivelit të lëndës organike (%);

ii) Nivelit të N (Në miligram për 100 gr tokë);

iii) Nivelit të P2O5 (Në miligram për 100 gr tokë);

iv) Nivelit të K2O (Në miligram për 100 gr tokë).

Klasifikimi i tokës sipas nivelit të pranise së elementëve më kryesore ushqimore bëhet sipas tabelës se meposhtme.

Në bazë të këtyre treguesve, rendimentit të parashikuar, koefiçentit të përvetës më së imit të plehërave nga llojet e bimëve, si dhe nevojave të lëndëve ushqimore për 100 kg fruta të freskëta, përcaktohen sasite e plehërave organike dhe kimike, që duhet të bëhen sipas bimëve që mbillen dhe kultivohen në këto mjedise.
Normat orientuese të përdorimit të plehërave organo-minerale në bazë niveleve të pjellorise së tokës, llojit të bimës dhe të rendimentit të parashikuar janë paraqitur në tabelat në vazhdim.

Të dhënat sygjerohen në bazë të studimeve të bëra nga specialistët e kërkimit shkencor të IPP-Tiranë.