SKEMAT E MBJELLJES
Behen ne varesi te relievit dhe te shkalles se mekanizimit te saj. Skemat/format e mbjelljeve jane:
1-Forma katrore. Ne kete skeme largesia e bimeve eshte e barabarte ndermjet tyre, si midis rreshtave ashtu edhe midis bimeve ne rresht. Kjo realizohet kryesisht ne tokat me reliev fushore.
2-Forma katerkendeshi kendrejte. Edhe kjo skeme mbjelljeje realizohet ne tokat fushore. Ne kete rast lagesia/hapesira e rreshtave eshte me e madhe se ajo e bimeve ne nje rresht. Ne kete rast rreshtat duhet te drejtohen ne drejtimin Veri-Jug, me qellim qe te ndricohen sa me mire nga dielli. Kur mbillet ne koder me pjerresi me te vogel se sa 10-120, duhet qe rreshtat te mbillen perpendikular me pjerresine (ose e thene ndryshe paralel me izoipset).
3-Forma trekendeshe. Aplikohet kryesisht ne tokat e pjerreta. Bimet mbillen ne te 3 kendet e nje trekendeshi trebrinjenjeshem. Numeri i bimeve ne kete rast eshte 12-15% me i larte se forma katrore apo drejtekendeshe te mbjelljes.
4-Forma e Mbjelljes sipas izoipseve. Kjo forme aplikohet ne toka shume te pjerreta dhe drejtimi i mbjelljes se pemeve behet paralel me izoipset (ose e thene ndryshe perpendikular me mpjerresine me te madhe. Per tokat me pjerresi mbi 250, per cdo bime edhe e domosdoshme te behet nje vetullore me nje siperfaqe rreth 8-12 m2.
LARGESITE E MBJELLJEVE
Percaktohet ne varesi te relievit, species, shkalles se mekanizimit, formes se mbajtjes se kurores, etj. Largesite e rekomanduara ne varesi te relievit dhe te specieve, jepen ne tabele. Duhet theksuar se tendenca e sotme e kultivuesve te pemeve frutore ne disa vende te tjera, eshte:
i) Ne zgjedhjen e kultivareve me kurore te mbledhur,
ii) Ne aplikimin e krasitjeve me kurore te shkurter/ulet,
iii) Ne zvogelimin e distancave te mbjelljes nga bima ne bime ne rresht. Rritja e numerit te bimeve per ha siguron permiremiresimin e cilesise se prodhimit dhe shtimin e tij per njesi te siperfaqes.
PERGATITJA E VENDIT PER MBJELLJE DHE MBJELLJA
Procedurat paraprake per pergatitjen e vendit per mbjellje jane:
i)Pastrimi i vendit,
ii) Kullimi,
iii) Sistemimi siperfaqsor (nivelimi, teracimi, vetulloret, etj),
iv)Punimi i tokes,
v) Piketimi i gropave,
vi) Hapja e gropave,
vii) Zgjedhja e fidanit per mbjellje,
viii) Koha e mbjelljes,
ix) Pergatitja e Fidanit per mbjellje,
x)Mbjellja e fidanit,
xi) Mulcerimi(bykosja), etj.
i)Pastrimi i vendit. Konsiston ne heqjen e bimeve, ferrave, gureve, trungjeve, etj, me krahe ose me mjete mekanike.
ii) Kullimi. Konsiston ne uljen e ujrave nentoksore me qellim qe ato te jene ne thellesine me poshte se 1,5 m. Nese uji eshte mbi kete nivel, ai ndikon ne pengimin e sistemit rrenjor. Per kete qellim behen kanalet kulluese ose drenazhimi i perhershem nese eshte i mundur.
iii) Sistemimi. Ne tokat me pjerresi nga 12 – 250, paralel me izoipset ndertohen mezhda, prita me mure guri te thate ose plisa dheu, gardhe druri, etj, qe sherbejne per te penguar erozionin. Ne tokat mbi 250, behen vetulloret (me gure, dhe, ose gardhe, etj,) ne nje siperfaqe 6-12 m2, me qellim qe bimet te gjejne kushte dhe te rriten sa me mire.
iv) Punimi i tokes. Duhet te behet qilizem ne thellesine 60 cm. Ne tokat e lehta nuk eshte shume e nevojshme te behen thelle, sepse tabani eshte i shkrifet. Ne tokat e renda duhet qe shtresa e sipernme te futet poshte dhe ajo e poshtmja te kaloje siper. Kjo realizohet me mjetet e punimit te thelle te tokes. Ne tokat me taban te ceket qilizmat behen me ceket me qellim qe pjesa me humus te mos perzihet me shkembin amnor. Fundi eshte mire te shkriferohet me mjete motorrike shkriferuese nentoksore. Koha me e mire e punimit te pare te tokes eshte Vera. Eshte mire qe para punimit te hidhen 30-40 kv/dn Pleh Organik, 80-100 kg/dn Superfosfat, dhe 40-50 kg/dn Sulfat Potasi.
v) Piketimi i gropave. Gropat piketohen sipas formave te spjeguara me siper, si; katror, drejtekendesh, trekendesh dhe ne vetullore. Piketimi behet me meter shirit, nuk keshillohet me litar apo spango sepse gjate kalimit neper bar te lagur me vese apo uje nga reshjet, zakonisht shkurtohen/tkurren dhe prishen distancat e shenuara.
vi) Hapja e gropave. Behet ne piketen e vendosur gjate piketimit. Ne fillim merret nje derrase 1,5 m e gjate ku i hapen 3 te thelluara nje ne mes dhe dy te baraslarguara ne skajet e saj. Derrasa vendoset ne gjatesi te rreshtit duke futur piketen ne te thelluaren e mesit te derrases. Dy te thelluarat e skajeve ngulen dy kunja te tjere, me qellim qe te ruhet kontrolli dhe saktesia e mbjelljes gjate procesit te mbjelljes. Gropat hapen ne thellesine 70x70x70 cm ne rastin kur toka eshte bere qilizem dhe ne 100 x 100 x 100 m kur nuk eshte bere qilizem.
Dheu deri ne thellesine 25 cm hidhet ne nje ane dhe tjetra hidhet ne ane tjeter. Gropat eshte mire te hapen ne vjeshte ose te pakten 3 jave para mbjelljes, me qellim qe dheu te mobilohet mire nga mikro-organizmat.
vii) Zgjedhja e fidanit per mbjellje. Fidanet duhet te jene sipas standarteve, as me te vogla dhe as me te medha se sa ato tregues qe jane shenuar ne standartin e fidanave. Fidanet (sidomos per mollet dhe dardhat), duhet te kene moshe dyvjecare pas shartimit. Fidanat e pjeshkeve, fiqve, kajsiive, kumbullave, etj, mund te behen edhe me fidan njevjecare.
viii) Koha e mbjelljes. Mbjelljet me te mira duhet te behen ne periudhen Nendor-Dhjetor, perpara se te kene filluar ngricat. Kjo periudhe jep rezutate me te mira ne zenje.
Fidanat ne kete periudhe kane mundesine te nxjerrin rrenje te reja menjehere pas mbjelljeve, mjafton qe temperatura e tokes ku shtrihen rrenjet, te mos jete me poshte se 50C. Mbjellja e fidanave mund te behet edhe para Pranveres, 15-20 dite para bymyerjes se sythave. Ne kete rast % e zenjeve eshte me e vogel.
ix) Pergatitja e Fidanit per mbjellje. Konsiston ne krasitjen (shkurtimin) e sistemit rrenjor deri ne 25 cm gjatesi dhe lyerjen e tyre me nje perzierje bajge + argjil ne rraporte 1:1. Kjo ndihmon ne zenjen e shpejte dhe te sigurte. Nje dite para mbjelljes fidanat futen ne uje te rrjedhshem per 15-20 ore me qellim qe te marrin sasine e ujit qe kane humbur gjate kohes se ruajtjes. Trupi dhe rrenjet dezinfektohen me 1% leng bordulez.
x)Mbjellja e fidanit. Eshte mire te behet nga dy persona ku njeri e mban fidanin dhe tjeteri hedh dheun. Keshillohet qe dheu i shtreses se siperme deri ne 25 cm thellesi, te perzihet me plehrat kimike dhe organike dhe me pas te hidhet ne fundin e gropes. Sasia e plehrave per nje rrenje duhet te jete: 20-25 kg pleh organik, 0,6 kg superfosfat, 200 gr nitrat amoni, 100 gr sulfat potasi.
Kujdes!
Asnjehere sistemi rrenjore nuk duhet te takoje me plehrat organike dhe ato minerale sepse pengon zenjen. Dheu i thellesise mbi 25 cm nuk perdoret me per mbushjen e gropes. Ai merret ne nje vend tjeter aty afer dhe mbulohet sistemi rrenjore duke e ngjeshur lehte me qellim qe te realizohet kontakti sa me i mire i dheut me rrenjet.
Pika e shartimit te jete 5-8 cm nen siperfaqen e tokes. Nese nuk ka shira, duhet te behet ujitja me rreth 20 litra uje dhe me pas hidhet dhe i shkrifet e mbulohet ne forme saçi.
Rreth 10 – 12 cm larg fidanit vendoset nje hu druri, lartesia e te cilet duhet te jete nen lartesine e deges se pare skeletore, me qellim qe gjate lekundjes nga era te mos demtohet. Me pas behet lidhja e hurit me fidanin ne forme tete.
xi) Mulcerimi(bykosja), konsiston ne mbulimin e gropes me barishte, fiere, byk ne trashesine deri ne 10 cm dhe lihet ashtu deri ne Vjeshte. Kjo mase realizohet kryesisht ne kushtet e paujiteshme dhe sherben per te hijezuar siperfaqen e gropes dhe rritjen e sigurise se zenjeve.