Reklame:

Maqedoni e Veriut/ Ndotja e ajrit, 15 milion denare subvencione per peleta

Ministria e Ekonomisë ndau 15 milion denarë për subvencione për blerjen e stufave me peleta. Paratë janë të destinuara për kategoritë e rrezikuara sociale, por këtë herë shteti uli subvencionet për 5.000 denarë. Vitin e kaluar ato mbërrinin deri në 30 mijë denarë për stufë të blerë, dhe këtë vit shteti do të subvencionojë deri në 25 mijë denarë. Për herë të parë, familjet e rrezikuara sociale do të kenë mundësinë të përfitojnë nga kjo masë pasi gjysma e 30 milionë denarëve të planifikuar do të ndahen për familjet me të ardhura të ulëta. Sipas ministrit, ulja e ndihmës për 5.000 denarë është për shkak të interesit të madh dhe mundësisë që më shumë familje të shfrytëzojnë këtë masë.

Çmimi më i ulët i këtyre stufave lëvizë nga 30.000 denarë e lartë, varësisht nga metri katrorë i shtëpisë që duhet të nxehet. Ministria e Ekonomisë për të dytin vit me radhë, zbaton masën e subvencionit për blerjen e këtyre stufave. Vitin e kaluar janë parashtruar 2,158 aplikime, por subvencione u janë dhënë vetëm 642 konsumatorëve.