Reklame:

AKUM – Divjaka ne 2021 do te kete 24 uje te pijshem

Divjaka ne vitin 2021 do te kete 24 ore uje te pijshem e me cilesi gjate te gjithe vijes bregdetare.

Ky eshte premtimi i Agjencise Kombetare e Ujesjelles-Kanalizime dhe Infrastruktures se Mbetjeve (AKUM)  i cili vjen ne mbeshtetje te zhvillimit te qendrueshem te turizmit dhe te rritjes se cilesise se jeteses per te gjithe banoret e kesaj zone te cilet kane vuajtuar dhe vazhdojne te vuajne mungesen e ujit ne çesmat e tyre.

Keshilli Teknik i AKUM shqyrtoi e miratoi studimin e fizibilitetit per Bashkine Divjake dhe Njesine Administrative Rremas .

Studimi ka identifikuar qarte investimet e kryera deri sot, ato qe jane funksionale dhe jofunskionale, mungesen e rrjeteve te ujesjellesit per zonen, si dhe nevojat per investime per te garantuar furnizim ne sasine e duhur dhe pa nderprerje.
Vija bregdetare e Divjakes  eshte nje nga destinacionet turistike me te populluara ne Shqiperi e cila eshte e aksesueshme ne 365 dite te vitit fale Parkut Kombetar te Divjake Karavasta, si dhe te rreth 35 monumenteve te natyres si dhe objekteve kulturore e fetare si Manastiri i Ardenices, 7 Kishat e Karavastase.