Ngrenia e nje veze ne dite mundet t’ju vije ne ndihme kunder semundjeve kardiovaskulare.
Sipas nje studimi te publikuar ne revisten Heart, njerezit qe hane nje veze ne dite jane 18 perqind me pak te rezikuar nga vdekja e parakohshme per shkak te semundjeve kardiovaskulare.
I njejti studim thote se njerezit qe hane nje veze ne dite jane 28 perqind me pak te rrezikuar nga ishemia apo hemoragjia cerebrale.
Ne studim u analizuan te dhenat e plot 400,000 te rriturve.
Ata ishin te moshave nga 30 deri ne 79 vjeç.
Studime te tjera , analizuan regjimin ushqimor te pjesemarresve dhe sasine e vezeve te konsumuara prej tyre.
Ne harkun kohor te nente viteve, ata regjistruan te dhenat shendetesore, duke u perpjekur per te kuptuar rolin e vezeve ne shendet.
Njerezit qe kishin nje konsum mesatar te vezeve – nje here ne dite- kishin me pak gjasa te prekeshin nga semundjet kardiovaskulare.
Ketu perfshihet ataku ne zemer, ishemia, hemoragjia cerebrale e semundje te tjera te te njejtit grupim.
Vlerat e vezeve per organizmin
Kolina
Shkencetaret kane provuar se kolina, kjo vitamine e veçante eshte materiali me i rendesishem ndertimor i trurit.
Nese hani veze, trupi juaj merr mjaftueshem nga kjo lende ushqyese.
Mungesa e kolines çon ne renien e kujteses.
Sy te mprehte
Vezet e pulave jane te pasura me luteine.
Kjo substance eshte pergjegjese per shikimin e qarte dhe te mprehte. Me mungesen e tij, indet e syrit demtohen dhe shikimi perkeqesohet ne menyre te pakthyeshme.
Vitamine D dhe kalçium
Sipas te dhenave, Vezet jane te pasura me vitamine D e cila ndihmon organizmin te perthithe me shume kalçiumin dhe per te forcuar kockat dhe dhembet.
Me shume vitamine B
Vitamina B mbron lekuren, floket dhe melçine.
Biotina, vitamina B12 dhe proteinat e tretshme ushqyese kontribuojne ne forcimin e flokeve dhe lekures.
Elementet qe permbajne vezet e pules promovojne eliminimin e toksinave nga melçia.
Renie ne peshe
Shkencetaret dolen ne perfundimin se nese kombinoni nje diete me pak kalori me vezet per mengjes, humbni peshe dy here me shpejt.
Nje mengjes i tille ju ngop per nje kohe te gjate, duke ju lejuar te ulni sasine e ushqimit te konsumuar brenda nje dite.