Reklame:

Qepa dhe hudhra reduktojne rrezikun nga kanceri i gjirit

Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumi i përditshëm i hudhrës dhe qepës së gjallë, kryesisht tek gratë ka reduktuar për 67% rrezikun nga kanceri i gjirit.

Sipas studimit të kryer në universitetet e Buffalos dhe Porto Rikos, është zbuluar se konsumi i përditshëm i hudhrës dhe qepës së gjallë redukton në mënyrë të konsiderueshme rrezikun nga kanceri i gjirit.

Gjetjet e shkencëtarëve që kanë analizuar shprehitë e ngrënies tek mbi 600 gra të moshave prej 30 deri në 79 vjet në Porto Riko, tregojnë se komponenti i quajtur “allisin” në hudhër ndalon përhapjen e pakontrolluar të qelizës.

Në kuadër të punimeve u zbulua se rreziku i kancerit tek gratë që konsumojnë hudhër dhe qepë të gjallë është reduktuar për 67 % nga ato që nuk konsumojnë.

Studiuesit theksuan se përzierja e qepës dhe hudhrës mund të shkaktojë humbjen e veçorisë për parandalimin e kancerit. Shkencëtarët gjithashtu theksuan se qepa dhe hudhra mund të reduktojnë edhe rrezikun e kancerit të mushkërive, prostatës dhe të stomakut.

Në vitet e 1960-ta në Porto Riko, në 18 nga çdo 100 mijë gra mund të hasej kanceri i gjirit, ndërsa në vitet e 1990-ta ky numër është rritur në 50.

Detajet rreth hulumtimit u publikuan në revistën ‘Nutrition and Cancer’.