Reklame:

Nga 1 qershori 2020, Shqiperia pa qese plastike

Nga takimi i Komitetit Ndërministror për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi prezantoi paketën antikorrupsion në mjedis.

Në takimin ku ishin të pranishëm zv.ministra të qeverisë, prefektët, përfaqësues të universiteteve ekspertë mjedisorë dhe donator, ministri i Turizmit dhe Mjedisit etj. Ne takim jane permendur rezultatet pozitive të deritanishme të operacionit “Pastrojmë Shqipërinë që duam” duke theksuar se ka ardhur koha për ndryshime të tjera në mjedis.

“Thelbi i paketës është që të elemininojë gjithë hallkën burokratike që e çon administratorin e një biznesi në një raport të vështirë me shtetin dhe të kemi mundësi që të luftojmë për mbrojtjen e mjedisit, të sakrifikojmë për mbrojtjen e mjedisit por njëkohësisht të krijojmë të gjitha hapësirat që biznesi dhe qytetarët ta shikojnë mbrojtjen e mjedisit si detyrim karshi Shqipërisë turistike dhe gjeneratave që do të vijnë , por jo si detyrim karshi inspektorëve të mjedisit , apo si detyrim karshi zyrtarit që i kërkon çdo gjë por jo të vërtetën pra mbrojtjen e mjedisit”, tha ministri Klosi.

Kalimi i lejeve mjedisore online prej datës 1 mars 2020 është një tjetër masë që synon të presë kontaktet e biznesit me administratën.

Ndalimi i prodhimit tregtimit dhe importimit të qeseve plastike është një tjetër vendim me të cilin Shqipëria do të jetë vendi i parë europian pa qese plastike prej datës 1 qershor 2020.

Reforma në mjedis është shtrirë edhe në ristrukturimin institucional duke reduktuar inspektoriatin shtetëror të mjedisit duke ia lënë kontrollin e paligjshmërisë i kalon forcave të rendit ku çdo shkelës duhet të gjykohet edhe për krimin mjedisor.