Kompania Johnson & Johnson ka paguar më shumë se 5 miliardë dollarë për të gjitha paditë e bëra nga përdoruesit e saj. Këta të fundit, të diagnostikuar me kancer, kanë hedhur Johnson & Johnson në gjyq, pas shumë vitesh përdorim të pudrës së kompanisë, pasi përmbajtja e saj ju ka rezultuar të jetë kancerogjene.
Gjyqi më i fundit u fitua nga 71 vjeçarja Nancy Cabibi, e cila u diagnostikua me kancer dhe hodhi në gjyq Johnson& Johnson, e cila i detyrohet 40.3 milionë dollarë për sëmundjen fatale.
Jonson & Johnson ka marrë më shumë se 14 mijë padi nga përdoruesit e pudrës, me të cilat përballet prej kohësh. DailyMail shkruan se Johnson& Johnson nuk i është përgjigjur kërkesës për të komentuar mbi ngjarjen.