Reklame:

Kripa e pajodizuar – Lejohet importi per procese teknologjike

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka kërkuar lejimin e importit të kripës së pajodizuar, të cilën biznesi e përdor për procese të ndryshme teknologjike apo për pastrimin e rrugëve Gjatë një seance dëgjimore mbi ndryshimet në ligjin “Për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshëmria e jodit në organizëm”, përfaqësues të këtij dikasteri tha se këto ndryshime reflektojnë kërkesat e biznesit vendas.  Ndërkohë që, ligji I propozuar lejon vetëm importin e kripës së pajodizuar për qëllime të fortifikimit të saj me jod si dhe për prodhimin e  ushqimeve.

Edhe operatorët e tregut kërkuan që të mos ndalohet importi I kripës së pajodizuar që përdoret si lënë e parë apo tregtimi I saj, por sipas tyre nevojiten mekanizma të forta kontrolli e gjurmueshmërie.

Ndryshimet ligjore, janë propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe synojnë plotësimin e boshllëqeve që ekzistojnë aktualisht në drejtim të monitorimit të fortifikimit të kripës me jod. Studimi Demografik Shëndetësor 2017-2018 tregoi që 35% e familjeve nuk përdorin kripë të jodizuar sipas standardeve, ndërkohë që pamjaftueshmëria jodike është një nga shkaktarët kryesorë të sëmundjeve si struma dhe prapambetja mendore.