Reklame:

Murrizi, dobite shendetesore qe ka ne organizem

Murrizi është një kaçubë që mund të rritet si një pemë e vërtetë dhe të arrijë një lartësi prej 10 m. Është shumë i degëzuar, me gjethe të lobuluara dhe lule të vogla, me ngjyrë të bardhë në të kuqe me aromë  të këndshme të ngjashme me atë të bajameve të hidhura. Frytet janë të kuqe me bërthamë dhe me tul si pluhur.

Familja: Rosaceae

Emri Botanik: Crataegus laevigata, Crataegus oxyacanth

Emri i përbashkët: Murriz

Pjesa përdorura: Lulet, frutat, lëvorja

Karakteristikat:

Murrizi është i përhapur në të gjithë Evropën dhe në zonat me klimë të butë. Nuk rritet përgjatë bregdetit, por më shumë preferon zonat malore. Gjendet përgjatë shpateve me diell, në vendet e mbrojtura, në shkurrore dhe në vreshta apo përgjatë rrjedhës së lumenjve dhe përrenjve. Kjo është një bimë shumëvjeçare që mund të arrijë deri në 500 vjeç.

Të dhëna shkencore:

Studimet shkencore kanë treguar se nga përdorimi i murrizit mund të përfitojnë disa çrregullime të zemrës dhe qarkullimit të gjakut, ndërsa nuk ka dëshmi se ai mund të jetë i dobishëm për gjendjet e ankthit dhe dizenterinë.

Mënyra e marrjes:

Murriz është i disponueshëm në treg në formën e kapsulave ose tabletave ose si një ekstrakt fluid ne solucion ujor ose alkoolik.

Perdorimi:

Murrizi rekomandohet ndonjëherë si antidiarreik sepse është shumë i pasur me substanca astringente. Është gjithashtu i rekomanduar si një qetësues dhe induktues gjumi . Edhe shampoja e trupit me përbërje murrizi ka një veprim relaksues dhe qetësues. Përdorimi i tij kryesor, megjithatë, mbetet për mirëqenien e sistemit kardiak dhe qarkullimit të gjakut, dhe në veçanti mund të favorizojnë mekanizmin e pompimit të zemrës si dhe është i rekomanduar ndonjëherë për lehtësimin e simptomave të angina pectoris.

Të dhëna historike:

Grekët e lashtë e përdornin murrizin për të dekoruar altarin gjatë ceremonive të dasmës sepse e konsideronin këtë bimë si të mbarë. Për romakët, murrizi ishte një bimë e shenjtë si për perëndeshën Flora, edhe për perëndeshën Maia. Keltët e lashtë i përkushtoheshin murrizit nga mesi i majit deri në mes të qershorit.

Efektet:

Përdorimi i murrizit konsiderohet i sigurt në të rriturit, nëse përdorimi i tij kufizohet për një periudhë të shkurtër kohe. Ndonjëherë gjatë përdorimit të tij mund të krijohen probleme gastrointestinale, kruarje dhe dhimbje koke. Nuk ka studime gjithëpërfshirëse që tregojnë ndërveprimin midis murrizit dhe barnave, por ndoshta mund të ketë interferencë ndërmjet përdorimit të murrizit dhe terapisë me digoksinë.

Parimet kuruese:

Kjo bimë mund të përdoret si një ilaç natyral në rastet e sëmundjeve kardiovaskulare