Reklame:

Sherbimet mjedisore, Shqiperia kerkon zgjatje te projektit, 2 milione USD shtese

Qeveria shqiptare ka kërkuar pranë Bankës Botërore zgjatje të afatit të projektit për shërbimet mjedisore edhe me një vit që me kalendarin e vjetër ishte parashikuar deri në 30 shtator 2019. Referuar dokumenteve të bëra publike nga BB thuhet se dokumenti i ristrukturimit propozon zgjatjen deri në 30 shtator 2020 dhe një financim shtesë prej 2 milionë dollarësh nga qeveria suedeze. “Kjo do të çojë në total financimin për projektin e Shërbimeve Mjedisore në 22.2 milionë dollar përfshirë 10 milionë dollar nga IBRD 2.88 milionë dollar nga  Global Environment Facility dhe 9.3 milionë dollarë nga qeveria suedeze. Kontributi i ri nga qeveria suedeze do të përfshijë edhe 0.2 milionë dollarë të Bankës Botërore që do të mbulojnë shpenzimet e mbështetjes së zbatimit për vitin shtesë” thuhet në dokument.

Ecuria e objektivave të projektit sipas dokumentit konsiderohet i kënaqshëm në mënyrë të moderuar dhe disa nga arritjet përfshijnë. Inventarin e Pyjeve dhe majtet për të me një mbulim 2/3 të territorit të Shqipërisë si dhe matjet në vijim për pjesën e mbetur. Po kështu regjistrimi i pyjeve dhe kullotave në 19 bashki në vend që kanë hedhur sit ë dhëna edhe në sistemin e IT si dhe janë dhënë certifikatat e para. Aktualisht mbeten edhe 42 bashki që të bëhet zbatimi i plotë i këtij objektivi.

Një tjeter element që përfshin projektin është edhe përgatitja e planeve të menaxhimit dhe pyjeve që pritet që të nisin në shtator 2019. Dokumenti i parë për politikat e pyjeve 2019-32030 që u adoptua nga këshilli i ministrave enë dhjetor 2018 si dhe draft ligj që lidhet me këtë është aktualisht në fazë konsultimi janë të tjerë element të rëndësishëm që përmenden nga raporti i Bankës Botërore.

Për menaxhimin me një dekret të veçantë në korrik 2019 u sanksionua ngritja e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve dhe një objektiv i rëndësishëm është mbështetja e kësaj strukture.

Projekti për shërbimet mjedisore është mbështetur nga Banka Botërore me një financim që nisi në vitin 2014 dhe u zbatua përgjatë disa viteve.