Reklame:

Turizem me ullinjte shekullore – Preza, Ndroqi dhe Marikaj ne krye te listes

Ullinjtë mijëravjeçarë që gjenden në vend do të jenë një atraksion tjetër që do të nxisin zhvillimin e agroturizmit.

Ky është qëllimi i projektit  IPA midis Italisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë ky synohet të merret eksperienca më e mirë në mënyrë që të zhvillohet një lloj tjetër turizmin në vend, i cili do të ndikojë  në përmirësimin e ekonomive lokale.

Destinacionet e para janë zgjedhur Ndroqi, Preza dhe Marikaj.

Për kultivuesit dhe përpunuesit e ullinjve, kjo është një iniciativë tejet pozitive për promovimin e vajit të ullirit, megjithatë kërkohet ndërhyrje në infrastrukturë.

Sipas prodhuesve të vajit të ullirit, nëse turistët apo vendasit do të njihen më nga afër me ullinjtë mijëra vjeçar, kjo do ti japë një rëndësi të shtuar produktit që konsumojnë.

Këtë vit, Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural ka pasur në fokus edhe mbështetjen financiare për përmirësimin e ullishteve të degraduara.