Sipërfaqet e mbjella më lakër dhe brokoli në fshatrat e Divjakës janë pushtuar nga krimbi i murrmë.
Parcela të tëra të mbjella me lakër apo lulelakër tashmë jane te shkaterruara dhe nuk premtojnë asnjë kilogram për treg.
Fermerët shprehen se i kanë spërkatur disa herë me preparate specifikë, por rezultati është zero duke bërë që mundi dhe investimi i tyre të shkoje dëm.
Por krimbi i murrme po shkakton deme edhe ne ambjentet e mbrojtura te kultivuara me perime.
Fermere te tjere qe kane mbjelle perime te ndryshme ne serat e tyre po hasin te njejtin problem. Ky krimb i ka shkaterruar bimet duke i shkaktuar nje dem te madh ekonomik fermereve.
E kam spërkat me një preparat, por asnjë efekt nuk bën. Nuk kam lënë farmaci bujqësore në Divjakë dhe në Lushnje pa marrë ilaçe. Nuk më bëjnë as edhe një lloj efekti nuk di se çfarë të bëj. Kjo situatë nuk është vetëm në parcelën time por ne te gjithe zonen – shprehet nje fermer
Fermerët bëjnë thirrje që të merren masa nga kjo katastrofe pasi bujqësia është e vetmja e ardhur për ta dhe familjet e tyre.