Reklame:

Bllokim plehrave te demshme – Projektligji/ Kontroll zinxhire dhe rregulla perdorimi

Ministria e Bujqësisë ka marrë nismën për të bllokuar të gjitha pesticidet e dëmshme që përdoren tek bimët dhe krijojnë rrezik për konsumatorët. Projektligji “Produktet Plehëruese” garanton shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve si dhe  mbrojtjen e  mjedisit  nga përdorimi i këtyre produkteve plehëruese.

“Lejohet vetëm importimi dhe tregtimi i produkteve plehëruese të regjistruara. Ndalohet prodhimi, importi, vendosja në treg dhe përdorimi i produkteve plehëruese të paregjistruara; produkteve plehëruese me përmbajtje substancash të dëmshme, të cilat mund të përbëjnë rrezik për sigurinë ose shëndetin e njerëzve, kafshëve ose bimëve, ose një rrezik për mjedisin, ose për sigurinë publike; produkteve plehëruese të falsifikuara; produkteve plehëruese të tjetërsuara; produkteve plehëruese me përmbajtje të padeklaruar,” thuhet në projektligj.

Kohët e fundit jemi përballur me një situatë të një cilësie të dobët të sigurisë ushqimore dhe ky projektligj ka si objektiv zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe, veçanërisht, me konsolidimin e sigurinë juridike në fushën e sigurisë ushqimore.

Për funksionimin e këtij ligji do të  përcaktohen strukturat përgjegjëse dhe detyrat për secilën strukturë. Vend të rëndësishëm zënë laboratorët e kontrollit cilësor të produkteve plehëruese.