Reklame:

Si te ulni tensionin e larte te gjakut duke ngrene fiq

Tensioni i larte i gjakut mund te jete shkaterrimtar per zemren, trurin dhe veshkat.

Perpos kesaj, tensioni i larte i gjakut shkakton komplikacione te tjera te renda ne levizjen e gjymtyreve.

Ai trajtohet me medikamente por edhe nepermjet nje regjimi te shendetshem ushqimor qe nuk perfshin ushqime te shpejta e te perpunuara.

Frutat dhe perimet jane nder me te rekomanduarat per uljen e tensionit te larte.

Nje prej tyre eshte fiku, nje frut i embel qe shijohet i fresket por edhe i thate.

Fiku rekomandohet per uljen e tensionit te gjakut, kunder konstipacionit dhe ne te mire te tretjes.

Ai eshte nje nga burimet me te mira te kalciumit, nje mineral shume i nevojshem per shendetin e kockave.

Roli i fikut kunder tensionit te larte te gjakut

Ekspertet thone se fiku, si i fresket ashtu edhe i thate, permban sasi te medha te kaliumit.

Ky mineral eshte thelbesor per funksionin e muskujve dhe nervave.

Kaliumi balancon nivelet e lengjeve ne trup dhe rregullon rrahjet e zemres.

Ai zgjeron enet e gjakut dhe ndihmon ne eliminimin e sodiumit nepermjet urines.

Kripa e tepert rrit presionin ne enet e gjakut dhe me pas rrit tensionin e gjakut.

Sasia e rekomanduar e kripes duhet te jete me pak se 2.4 g ne dite.

si te perdorni fikun per uljen e tensionit te larte te gjakut

Fikun mund ta perfshini ne sallata ose ta hani rregullisht gjate dites.

Ju mund te merrni disa fiq te thate, t’i mbani ne uje gjate gjithe nates dhe me pas lengun e tyre ta pini esell ne mengjes.

Ne kete menyre ju do te jeni ne gjendje te perthithni me shume prej ushqyesve te tij.

Fiqte e fresket mund t’i hani ne mengjes duke i perzier me drithera ose nepermjet vakteve.