Reklame:

Derra qe kane madhesine e arinjve polar, Zhvillohet industria e mishit ne Kine

Mes një prej krizave më të këqija të ushqimit në vitet e fundit, fermerët kinezë raportohet se po përpiqen të mbajnë derra më të mëdhenj pasi ethet afrikane të derrave  kanë shkatërruar mbi 100 milion derra, rreth 50 % te prodhimit vendas duke bërë që çmimet e mishit të derrit të shpërthejnë në nivele që nuk ishin parë kurrë më parë.

Në disa rajone të thella të Kinës, derrat po bëhen të mëdhenj dhe të rëndë sa arinjtë polar.

Pesha e derrave shkon deri në 500 kilogram dhe mund të shiten deri në 1400 dollarë ku fitimi llogaritet tre herë më i lartë se mesatarja per cdo fermer.

Rritja e derrave në një madhësi teje normales po përhapet në të gjithë vendin, ku është edhe tregu i konsumatorëve për mishin më të egër në botë.

Çmimet e mishit të derrit janë rritur në nivele rekord me rreth 46 % gjate muajt gusht, duke çuar qeverinë të nxisë fermerët të rrisin prodhimin për të ulur inflacionin.

Por ekspertët lokal raportojnë se situata do të jetë tepër e rëndë pasi parashikohet mungesë e mishit të derrit deri në 10 milion ton në vit më shumë se ajo që është në dispozicion në tregun global.

https://trulytimes.com/chinese-farmers-raise-mutant-pigs-the-size-of-polar-bears-amid-pig-ebola-crisis.html