Reklame:

Vetemenaxhimi i Zonave te Mbrojtura, AdZM vizite studimore ne Kroaci dhe Malin e Zi

Në Parqet e Kroacisë dhe te Malit te Zi në një vizitë studimore me kolegët e tyre të AKZM dhe AdZM-ve, për tu njohur me mekanizmat financiar që aplikohen në zonat e mbrojtura dhe aspekte të vlefshme që mund të aplikohen edhe në zonat e mbrojtura ne Shqipëri.
Vetefinancimi dhe gjenerimi i të ardhura si burim i qëndrueshëm për një menaxhim sa më të plotë në funksion të konservimit dhe turizmit në zonat e mbrojtura.
Me mbështetjen e projektit të UNDP Albania për Zonat e Mbrojtura i cili financohet nga GEF dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Ky projekt po aplikohet ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta, ate te Dajtit dhe ne Parkun Detar Karaburun-Sazan. Nga data 30 shtator deri ne 4 tetor, nje grup punonjesish te Agjecise Kombetare te Zonave te Mbrojtura moren pjese ne kete shkembim eksperiancash me koleget e tyre  ne Mal te Zi dhe Kroaci.

Vizita, u organizua dhe mbeshtet financiarisht nga GEF e UNDP, kishte si qellim njohjen me mekanizmat e vetefinancimit dhe menyres se gjenerimit te te ardhurave ne Lovcen Nationalpark (Mali Zi) dhe ne Parqet Kombetare Plitvica e Krka (Kroaci) dhe mundesine e aplikimit te tyre ne te ardhmen ne parqet shqiptare.