Rrushi me ere – Shije Unike dhe fuqi per organizmin

Rrushi me ere eshte i famshem per shijen e tij fantastike dhe aromes se mrekullueshme qe te perfshin teresisht.

Padyshim eshte nder varietetet me te preferuara te shqiptareve dhe koha e vjeljes se tij eshte pikerisht tani ne vjeshte.

Kokrrat e tij jane shume te embla me nje shije fantastike plotesuar nga aroma tipike dhe e pakrahasueshme.

Lekura e rrushit me ere eshte pak me e trashe se e rrushit te zakonshem por vleresohet se eshte e pasur me sasi te larte antioksidantesh.

Fantastik ne pergatitjen e veres dhe rakise, dy nga traditat me te hershme te shqiptareve por sigurisht eshte nder frutat me te preferuara te stines.

Aktualisht gjendet ne tregjet e fruta-perimeve dhe kryesisht ne tregjet e fshatareve.

Por krahas shijes te mrekullueshme, rrushi me ere shquhet per vlerat e tij shendetesore.

Per shendetin e trurit, zemres dhe kockave

Rrushi me ere eshte i pasur ne vlera ushqyese.

Ai ndihmon ne parandalimin e osteoporozes, problemet me kockat duke ndikuar ne ruajtjen e dendesise se tyre.

Gjithashtu, rrushi me ere ka veti te forta ne parandalimin e krijimit te venave varikoze.

Ndihmon ne permiresimin e funksionimit te trurit dhe parandalon lindjen e disa semundjeve degjeneruese.

Duke patur ne perberjen e saj sheqerna te thithshme nga trupi i njeriut si fruktoza dhe glukoza, rrushi me ere, por jo vetem edhe llojet e tjera te tij duhet te konsumohet ne sasi te kontrollueshme nga diabetiket.

Rrushi permban shume antioksidante dhe energji natyrale

Ky frut eshte i pasur me kuercetine dhe resveratrol. Te dy njihen si antioksidantet me te fuqishem.

Te gjitha llojet e rrushit permbajne polifenole te njohur si acidi fenolik dhe flavonoide.

Fruti i rrushit ndihmon ne uljen e rrezikut te formimit te trombozes qe mund te shkaktoje atak ne zemer.

Ekspertet sugjerojne se rrushi jo vetem qe pakeson gjasat e mpiksjes se gjakut ne arterie, por edhe forcon oksidin nitrik qe i mban arteriet te shendetshme e te forta.

Lengu i rrushit permban flavonoide qe parandalojne oksidimin e kolesterolit te keq ne trup, qe shkakton nje barre te rende ne arterie dhe shkakton arteroskleroze.