Aloe vera eshte nje bime qe rritet ne shume pjese te botes si edhe shume e pershtatshme per t’u rritur edhe ne Shqiperi.
Bima me flete te trasha te mbushura me nje substance xhelatinoze gjendet ne shtepite e shume njerezve si bime zbukuruese.
Xheli nga gjethet e aloe vera eshte shume i mire per shendetin e flokeve dhe trajtimin e problemeve si dermatitet.
Aloe vera eshte perdorur per plage te lekures dhe djegie qe nga koherat e lashta. Perveç lekures, aloe vera forcon floket dhe permireson lekuren e kokes ndaj problemeve te tilla si ekzema dhe kerpudhat.
Lehteson shume kruarjet e lekures se kokes
Dermatiti Seborrheic eshte nje term klinik per zbokthin. Skuqjet e lekures se kokes dhe floket mund te trajtohen me aloe vera.
Nje studim i kryer ne vitet 2000 zbuloi se aloe vera ndihmon ne lehtesimin e inflamacionit te kokes se shkaktuar nga zbokthi. Acidet yndyrore te gjetura te aloe vera kane veti anti-inflamatore.
Si duhet perdorur ne kete rast?
Perzieni dy luge xhel me aloe vera me nje luge mjalte. Shtoni nje luge uthull molle. Lereni ne floket tuaj per rreth nje ore dhe me pas shpelani koken. Perdorimi keshillohet afatgjate.
Pastron fuqishem floket me shume yndyre
Aloe vera pastron efektivisht rrenjet e flokeve, duke hequr mire yndyren e tepert dhe papastertite.
Ajo nuk demton floket gjate pastrimit. Ndryshe nga kimikatet e tjera ne produktet e flokeve, Aloe Vera eshte e bute dhe ruan shendetin e flokeve.
Perdorimi i aloe veras eshte nje menyre e shkelqyer per te pasur floke te shendetshem, te ndritshem dhe me te bute.
Forcon dhe riparon floket e dobesuar
Aloe vera permban vitamina A, C dhe E. Keto tre vitamina kontribuojne ne ciklin qelizor, duke siguruar keshtu rritjen e shendetshme te qelizave dhe formimin e flokeve te ndritshme.
Xheli i Aloe Vera gjithashtu permban vitamine B-12 dhe acid folik, te cilat parandalojne humbjen e flokeve.
Ky eshte nje produkt popullor qe njerezit e aplikojne ne lekuren e tyre pas ekspozimit ndaj diellit, sepse bima ka permbajtje te larte te kolagjenit.
Permbajtja e vitaminave tek aloe vera perdoret per te trajtuar lekuren e demtuar nga dielli.
Si duhet perdorur ne te dyja rastet e mesiperme?
Perzieni nje luge xhel Aloe Vera me dy luge lule te thata Hibiscus qe gjenden ne farmacite bujqesore.
Aplikoni perzierjen ne floket tuaj. Shpelajeni koken pas nje ore. Perdorimi keshillohet afatgjate.
Ndihmon floket te rriten me shpejt
Aloe vera ka nje aftesi te jashtezakonshme per te rritur qarkullimin e gjakut ne lekuren e kokes.
Kur perdorni aloe vera ne floket dhe koken tuaj, sasia e gjakut ne koken tuaj rritet. Kur floket pastrohen, lekura e kokes perthith aloe vera, qe ul renien e flokeve dhe ndihmon ata te rriten me shpejt.
Merrni xhelin e nje gjetheje aloe vera me ndihmen e nje luge dhe vendoseni ate mbi floket tuaj. Lereni te qendroje ne koke per rreth nje ore dhe shpelani floket.