Reklame:

Kujdesi ne fermat e bagetive gjate stines se dimrit

Kushtet e përshtatshme mikro – klimatike për gjedhe në stalla gjatë stinës së dimrit

Gjedhet janë shumë më të afta të përballojnë temperaturat e ulëta se ato të larta, megjithatë, gjatë dimrit, shpesh ndodhin probleme të në shtalla

Shumë më mirë dhe më efikase është të mbahen gjedhet, veçanërisht lopët qumështore, në shtalla me klimë natyrale, por të siguruara ndaj erës së ftohtë, shiut dhe borës, sesa në shtallë plotësisht të mbyllura. Gabimet më të shpeshta të fermerëve janë mbyllja e dyerve dhe dritareve në shtalle gjatë dimrit. Një problem i zakonshëm gjatë dimrit është shkuja e shkaktuar nga ventilimi jo i mirë.

Ajri i ftohtë dhe i thatë i dimrit i përshtatet kafshëve, për aq kohë sa temperatura varion nga 4 deri në 12 ° C  pa u rritur lagështia dhe përqendrimi e gazrave të dëmshëm.
Gazrat e dëmshëm, dioksidi i karbonit, amoniaku, avulli i ujit dhe lagështia janë problemet themelore gjat dimrit në stalla, kështu që ventilimi i mirë dhe i duhur parandalon sëmundjet dhe siguron ajër të pastër për gjedhe.

Sigurimi i ajrit të pastër për gjedhet në shtallë

Lopët qumështore shume mirë i përmballojnë temperaturave të ulëta, dhe pragu i tolerancës llogaritet deri -12 ° C. Temperaturat e ulëta bëhen problem kur objekti me lagështi të lartë papritmas ftohet. Ngrirja dhe shkrirja më pas mund të shkaktojë probleme shtesë dhe ndikojnë në zvogëlimin e prodhimit.
Rregullimi i temperaturës në stallat gjatë dimrit, për sa i përket rritjes së temperaturës, është i gabuar dhe ka kosto shtesë. Sigurimi i rrjedhës së ajrit të pastër është i mjaftueshëm dhe i dëshirueshëm.
Fermat moderne kanë sisteme ventilimi që rregullojnë sasinë dhe përqindjen e gazrave të dëmshëm dhe rrjedhën e ajrit. Në fermat pa sistem të tillë dhe shtallat e thjeshta, kushtet optimale mikroklimatike mund të arrihen thjesht me anë të ventilimit mekanik, hapjes së dyerve dhe dritareve ose hapjes së njërës anë të murit, për të cilin ballat e sanës mund të vendosen dhe hiqen shpejt dhe me lehtësi.

Parandalimi i ngrirjes së pajisjeve dhe ushqimit

Temperaturat e ulëta nuk janë problem i madh për kafshët, por problem më i madh janë për ushqimin, për sistemet e furnizimit me ujë, makinat, depot dhe pajisje tjera. Pra, kafshëve nuk duhen dhënë ushqime të ngrira!
Ushqimi i ngrirë e humbë strukturën e tij, zakonisht prishet apo kalbet dhe, duke ndryshuar ngjyrën dhe aromën, bëhet i dëmshëm për kafshët. Në rastet më të këqija, mund të shkaktojë diarre dhe të ndikojë drejtpërdrejtë në prodhim.

Në rastet e temperaturave të ulëta, shtresa sipërfaqësore e silazhit mund të jetë e ngrirë dhe rekomandohet marrja e ushqimit në shtresa më të thella se 20 cm. Këto situata shmangen gjatë përgatitjes së ushqimit, ruajtjes së silazhit ose ruajtjes së ushqimeve tjera. Hapësira të tilla nuk duhet të jenë të ekspozuara ndaj lagështirës ose të jenë jashtë. Në këtë rast, gjithashtu, ballat e sanës mund të shërbejnë si mbrojtje shtesë.

Në dimër, këshillohet që shtroja të ndërrohet më shpesh, dhe të shtrohet kashta në shtesa që mund të thithe lagështinë dhe të shërbejë mirë në parandalimin e rrëshqitjes  në dysheme, ose shtohet shtresë e kashtës shtesë në bokse për t’i mbajtur ato të terur. Pas çdo larje të fermës ose depove apo ndonjë sistemi tjetër gjatë dimrit, problemi themelor është terja, andaj duhet pasur parasysh për të parandaluar ngrirjen ose pëlcitjen e pajisjeve nga ngrirja.

Sidoqoftë, gjatë temperaturave të ngrohta dhe të pershtatshme gjat dimrit, dmth ditëve me diell, është shume e dobishme që kafshet të qëndrojë jashtë shtalle. Lëvizja dhe qëndrimi i tyre në diell ka efekt të dobishëm në gjendjen e tyre të përgjithshme. Prandaj, mbajtja e gjedheve në shtalla që janë të ajrosura dhe të ndriquara mirë, nuk është problem për gjedhet, përkundrazi, ato ndjehën më rehat sesa në ditët e nxehta të verës. Nëse ka mundësi që të lëshohen jashtë dhe të lëvizin, ato do të jenë më të lumtura dhe më të shëndetshme.