Reklame:

Problemet dhe kujdesi ndaj thundrave tek gjedhet

Çdo fermer duhet të ketë të qartë se shëndeti i lopëve të tij është celësi drejt rendimenteve të larta dhe suksesit në biznesin e tij. Problemet e thundrave sjellin ulje të ndjeshme të rendimentit. Çdo fermer duhet të kujdeset për menaxhimin e tyre në mënyrë të rregullt dhe efiçente. Thundrat janë idikator, në një lloj mënyre ato janë “një matës biologjik i kilometrazhit të lopes”.

Leximi i këtyre “matësve të kilometrazhit” kërkon një njohje të mirë të lidhjeve të ndërlikuara dhe zhvillimeve në sistemin “lope” dhe në sistemin “stallë”. Faktorët thelbësore që ndikojnë në shëndetin e thundrave janë:

– Rendimenti, metabolizmi dhe të ushqyerit

– Sistemi i mbajtjes, kushtet në stallë dhe mënyra e sjelljes

– Gjenetika, pëmirsimi rracor

– Kujdesi ndaj thundrave

Çdo gabim i bërë në një nga këto faktorë shkakton paralizë, e cila është rezultat i një çrregullimi të sistemit. Pasojat janë dhimbje për kafshën dhe humbje ekonomike për fermerin. Paralizat janë gjithmonë një faktor dëmtues në fermat e qumështit. Sëmundjet thundrave dhe të gjymtyrëve janë faktori nr.3 që shkakton skartimin e lopës me rreth 20% të rasteve, pas shterpësisë dhe sëmundjeve të gjirit. Humbjet në rendiment nga sëmundjet e thundrave në një fermë qumështi janë shumë të mëdha. Ato përbëhen nga kostot e dukshme dhe të padukshme.

Në varësi të rendimentit ato shkojnë deri në 350 Euro për cdo lopë në vit. Pasojat për fermën janë:

– Ulje e rendimentit të qumështit

– Rënie e aktivitetit seksual pasi kafshët nuk ndjehen mirë (më pak shenja afshi, periudhë e zgjatur midis dy pjelljeve)

– Rënie në peshë

– Shpenzime të larta qumështi nëpërmjet zgjatjes së periudhes së shërbimit.

– Kosto më të larta të fuqisë punëtore për menaxhimin dhe trajtimin e gjedhit me problem thundrash.

– Përqindje më të larta të skartimeve

– Kostoja e blerjes së kafshëve të reja – përqindje të larta remonti

– Kostoja e trajtimit veteriner dhe medikamentet

Sëmundjet që prekin thundrat e gjedhit

Nekroza infektive e pjesës midis dy thundrave të gjedhit

Shkaktaret e nekrozës infektive të pjesës së ndërmjetme të thundrave janë bakteret anaerobe Fusobacterium Necrophorum dhe Bacteroides Melaninogenicus. Ajo karakterizohet nga fillimi i menjëhershëm i enjtjes infektive si dhe përskuqja sipërfaqsore e lëkurës në zonën e ndërmjetme të thundrës. Nëse nuk trajtohet apo në raste trajtimi të pamjaftueshëm mund të deportojë në kyçet e thundrës. Përhapja e bakterieve nëpërmjet gjakut në mëlci, shpretkë dhe mushkëri është gjithashtu e mundur.

Tylom (Limax)

Lëkurë e ashpër që krijohet në hapësirën ndërgishtore në thundrat e hapura. Këto shkaktohen nga dobësia e kushtëzuar gjenetikisht e ligamenteve, shumë shpesh e lidhur me lartësinë e ulët të kycit të thundrës dhe thundrën e pozicionuar me kënd shumë të thyer ose nga përkujdesja e gabuar e thundrave. Enjtjet dhe problemet midis thundrave janë gjithmonë nën ndikimin e faktorëve acarues mekanikë e kimiko-bakterialë që shkaktojnë plagë ose infeksione. Tylom e infektuar duhet t‘i nënshtrohet operacionit, në rastet më të lehta mjafton një përkujdesje funksionale e thundrave.

Dermatitis interdigitalis

Është thuajse një shkallë më e përparuar e kalbëzimit të kurorës në kushtet johigjenike të stallës. Në kushtet e një lagështie të lartë në stallë, lëkura midis dy gishtave infektohet nga një shtresë bakeriesh dhe qelizash me erë të keqe konsistencë të butë.

Phlegmone midis thundrave

Pas plagosjes së lëkurës midis thundrave krijohen infeksione me bakterie qelbëzuese, të cilat shpesh kanë një zhvillim shumë dramatik (Brenda pak orësh temperaturë e lartë, paralizë dhe fryrje të të gjithë pjesës së poshtme të këmbës) e në rast se nuk trajtohet shpejt, preken edhe tendinat, ligamentet etj. Nga qëndrimi në hapë- sira të përbashkëta me të njejtat kushte jetese shpesh mund të preken edhe kafshët e tjera të së njëjtës tufë. Rastet e freskëta duhet të trajtohen me antibiotikët e përshtatshëm në doza të larta. Në rastet e zgjatura duhet bërë ndërhyrje kirurgjikale.

Dermatitis Digitalis (DD/Mortellaro/ Sëmundja e luleshtrydhes)

DD është një sëmundje infektive faktoriale. Shkaktuesit e saj janë bakterie anaerobe. Këto lloj bakteresh gjejnë kushte jetese optimale në mungesë të ajrit. Faktorë të tjerë favorizues për shfaqjen e sëmundjes janë para së gjithash lagështia, lëkura e dëmtuar dhe stresi si pasojë e mbajtjes dhe menaxhimit. Kjo sëmundje përhapet me shpejtësi shumë të madhe, sidomos në anën e përthyerjes së këmbës së pasme, në vendin ku mbaron thundra e fillon lëkura krijohen fryrje të lëkurës deri në kallo, që janë të përqendruara dhe shumë të dhimbshme për lopët. Këto shoqërohen me një erë karakteristike. Pas infektimit dhe shpërthimit akut, infeksioni kalon në një stad kronik dhe shpërthen sërish në intervale kohe prej disa javësh.