Kur 2 shkencëtarë austriakë zbuluan vitin e kaluar, se ka të ngjarë që shumica e njerëzve të ketë plastikë brenda trupit të tyre, kjo nuk ndodhi për shkak se ata kishin shpikur disa metoda shkencore të reja dhe të ndërlikuara. Por vetëm se ata ishin të parët që e kontrolluan këtë parametër.
Qasja e tyre ishte e thjeshtë. Ata u kërkuan 8 njerëzve, kryesisht në Evropë, por edhe në Japoni dhe Rusi, që të mbanin një ditar ushqimor 1-javor. Pastaj, ata shqyrtuan mostrat e jashtëqitjes nga subjektet e tyre, duke kërkuar për praninë e plastikës.
Dhe ata gjetën tek secili prej tyre: Mesatarisht, 20 copa të vogla në çdo 10 gramë jashtëqitje; duke pasur parasysh se njerëzit jashtëqitin mesatarisht 400-500 gramë në ditë, kjo do të thotë se subjektet e tyre kanë gjasa të kalojnë çdo ditë nëpër aparatin shtretës 800-1000 pjesë mikroplastikë.
Shkencëtarët, Filip Svhvabël, studiues në Universitetin Mjekësor të Vjenës, dhe Betina Liebman nga Agjensia e Mjesitit e e Austrisë, e pranojnë se gjetjet e tyre janë më së shumti paraprake. Rezultatet e tyre nuk thonë se prej nga vjen plastika, çfarë përmban saktësisht ajo, dhe nëse ndikon apo si ndikon në shëndetin tonë.
Por, bazuar në rezultatet e tyre, shkencëtarët vlerësojnë se më shumë se gjysma e popullsisë së botës, mund të ketë në çdo kohë plastikë që qarkullon përmes trupave të tyre. Në historinë e saj të shkurtër, plastika ka kaluar nga materiali i mrekullueshëm, tek një shkak për rritjen e shqetësimeve ambjentale globale.
Plastika e parë e prodhuar në masë u shpik në vitin 1907, nga shkencëtari belg Leo Bekeland. Por, bumin e pati pas Luftës së Dytë Botërore, kur prodhimi global u rrit nga 1.5 milionë ton në vit, në vitin 1950, në 100 milionë tonë në vitin 1989. Në vitin 2017, u prodhuan gati 350 milionë tonë.
Mundësitë që ofron plastika janë thuajse të pafundme: Në format e saj të ndryshme ajo ka zëvendësuar çelikun në makina, drurin tek mobilje, letrën dhe xhamin tek ambalazhet, dhe pambukun tek rrobat. Nuk do të duhej duhej shumë kohë që ky material të depozitohej në mjedis.
Megjithëse shumica e plastikës rrjedh nga nafta – një lëndë organike – procesi i prodhimit gjeneron njësi kimike individuale të gjetura tek nafta, duke i ndihmuar ata të krijojnë lidhje shumë të forta karboni, ndryshe nga çdo gjë e prodhuar në natyrë. Për këtë arsye, organizmat që shkatërrojnë lëndën organike, nuk e dinë se si të shpërbëjnë plastikën.
Nga më shumë se 6 miliardë tonë mbetje plastike, të prodhuara që nga vitet 1950, vetëm 9 % është ricikluar, dhe 12 % janë djegur. Ndërkohë 4.7 miliardë mbetje plastike ndodhen në vend-depozitime, në male të mëdha me plehra që grumbullohen në çdo vend të botës.
Një pjesë e plastikës lundron nëpër oqeane, dhe përmes rrymave detare shprandahen në të gjitha anët. Pjesa tjetër e saj na rrethon në formën e mikroplastikës, grimca që shkojnë në përmasa nga mikroskopike deri në 5 milimetra të gjata. Termi mikroplastikë, u krijua në vitin 2004 nga Riçard Tompson, profesor i biologjisë detare në Universitetin Plajmauthit.
Dy burimet më të mëdha të mikroplastikës të lëshuara në dete e oqene, janë mbetjet e gomës sintetike, dhe fibrat plastike të lëshuara nga larja e poliestrës ose najlonit. Studimi i Tompsonit, tregoi se sasia e plastikës mikroskopike në plazhe është rritur ndjeshëm që nga vitet 1960. Ajo është gjetur në trupin e gati çdo peshku, dhe kafshe ujore që është testuar.
Tashmë ka një shqetësim në rritje për efektin e plastikës në trupin e njeriut, duke marrë shkas nga hulumtimet që janë bërë mbi shëndetin e kafshëve. Studimet kanë zbuluar se zogjtë e detit dhe kafshët detare si balenat, mund të hanë aq shumë mikroplastikë që grumbullohet në sistemet e tyre të tretjes, sa që u bllokohet aftësia tretëse e ushqimit.
Të tjerë, kanë zbuluar se plastika mund të depërtojë në organet e peshkut, duke shkaktuar inflamacion dhe dëmtime fizike, duke gërvishtur muret e organeve. Dhe përtej problemeve mekanike të shkaktuara nga pjesë të vogla të materialeve që nuk janë të biodegradueshme , hulumtimi ka treguar gjithashtu se mikroplastika mund të veprojë si një “mjet” për disa nga elementët kimikë më të dëmshëm të plastikës, që depërtojnë direkt në trupat e kafshëve.
Ndotja e plastikës, nuk ka efektet e njohura vdekjeprurëse, që shkaktojnë ndotjet e tjera mjedisore.
Por, ndërsa mund të duket intuitive se është vetëm një çështje kohe derisa efektet negative të provohen edhe për njerëzit, shumica e kërkuesve janë më të kujdesshëm. Plastika është gjetur tek shumë specie të peshkuara, por meqë njerëzit përgjithësisht nuk e hanë stomakun e peshqve, shkencëtarët mendonin se kishte gjasa që të të mos e gëlltisnim atë.
Ndërkohë plastika, shfaqet në një sërë produktesh ushqimore – nga kripërat e tryezës deri tek uji i pijshëm apo birra. Dhe deri në studimin e Shvabël dhe Liebman, askush nuk e kishte treguar se ajo ishte e pranishme në sasi të mëdha në trupin tonë.
Aktualisht po financohen disa projekte në nivel global, që po shqyrtojnë nëse mikroplastikat paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut. Nga 11.7 milionë tonë mikroplastikë që vlerësohen se hyjnë në mjedis çdo vit, vetëm 3 milionë prej tyre janë në formën e grimcave të vogla.
Ka një mospërputhje të madhe midis madhësisë së këtij debati dhe gjetjeve aktuale shkencore, të cilat thjesht kanë treguar praninë e mikroplastikës në produkte të caktuara, thotë Sinja Rist, studiuese nga Universiteti Teknik i Danimarkës.
Më herët gjatë këtij vitit, Këshilli i BE-së për këshillimin shkencor mbi politikën nga Akademitë Evropiane (SAPEA) publikoi një gjysmë-analizë të të gjitha studimeve në dispozicion për mikroplastikën. Përfundimi: ajo nuk “nuk përbën ndonjë rrezik të madh për njerëzit ose mjedisin, përveçse në raste speficike”.
Megjithatë, raporti theksoi se se plastika mund të jetë e dëmshme në disa vende të izoluara, ku ato janë në përqëndrime të larta, dhe se përqendrimet e mikroplastikës në mjedis po rriten. Bart Koelmans, kryetari i grupit punues SAPEA që ka shkruar raportin, tha se “nëse vazhdojmë të ndotim me normën aktuale, do të kemi një problem real në të ardhmen”.
Presioni i opinionit publik, ka rezultuar në një nxitje globale për veprim. Një numër vendesh, kanë vendosur taksa apo ndalime për sendet plastike njëpërdorimëshe. Qeveritë e 127 vendeve në botë, nisën të ndalojnë ose kufizojnë qeset plastike në korrikun e vitit të kaluar. Por, kur është fjala për mikroplastikë, çështja bëhet më e komplikuar.Vetëm 8 vende i kanë ndaluar ato.