Problemet per fermeret shqiptare nuk kane te mbaruar.
Para pak ditesh kultivuesit e domates ne sera nga zona e Lushnjes, Fierit dhe Beratit u detyruan te protestojne pasi i gjithe produkti i tyre nuk po shitet si pasoje e nje destabilizimi te tregut ne vend. Çmimi prej 10 – 20 leke i domates per ta do te thote falimet i garantuar pasi nuk arrijne te mbulojne as transportin deri ne treg.
Ndersa nga ana tjeter çmimi i domates tek konsumatori arrin ne vleren 60 – 100 leke duke mos pasur asnje kontroll per kete rritje.
Ne zonen e Divjakes por edhe ne Lushnje krimbi i murrme po shkaterron prodhimet e fermereve, kryesisht ate te lakres ne fushe dhe te specit ne sera. Fermeret kane perdorur disa lloje preparatesh qe i kane marre ne farmacite bujqesore nen konsultimin me keta te fundit apo edhe me agronom, por rezultatet e tyre kane qene zero.
Fermeret jane lene meshire te fatit jo vetem nga kushtet atmosferike por edhe nga cilesia dhe garancia e pesticideve dhe preparateve te tjera qe hyjne ne vendin tone ku kontrolli i tyre nga ana e institucioneve tona eshte inegzistent.
Zona e Korçes gjithashtu ka shfaqur probleme te shumta si me tregun e qepes por edhe me demtuesit e patates.
Ky vit rezultoi dështim për fermerët kultivues të patates në fshatrat e Korçës. Një pjesë e konsiderueshme e prodhimit është dëmtuar nga një lloj krimbi i zi. Në Sheqeras dhe Orman thonë se dhjetra tonë prodhim e lanë në ara, ndërsa pjesa tjetër po u kalbet në magazina.
Kritika dhe ankesa kanë për strukturat e bujqësisë që thonë se nuk i kanë patur asnjë moment afër, ndërsa akuza hedhin edhe për cilësinë e farës dhe pesticideve që thonë se nuk kanë dhënë efekt. “Ne po punojmë për biznesemenët që sjellin farën e patates pa kontrolluar. Pesticidet e pakontrolluara sepse po të ishin cilësore nuk do ekzistonte” thote nje fermer.
Gjithashtu eshe kultivuesit e qepës në fushën e Korçës kanë hedhur dhjetëra kuintal në kanale. Fermerët thonë gjithashtu se prodhimi nisi të kalbej pasi e mblodhën nga ara.
Për këtë gjendje ata fajësojnë farat, sipas tyre të skaduara. Ndaj kërkojnë më shumë kontrolle nga institucionet e bujqësisë.
Një fermer thotë se kjo situatë nuk i ka ndodhur asnjëherë në 13 vite që ai kultivon qepën.
Fermerët thonë se këtë vit janë të humbur dhe do të duhet të marrin kredi për të paguar punëtorët, pasi shitjet nuk i mbulojnë shpenzimet.
Te gjitha keto situata problematike ne te gjithe shqiperine jane krijuar vetem ne muajn e fundit ku demet ekonomike dhe sociale te shkaktuara jane te medha.
Mungesa e skemave konkrete mbeshtetese dhe afatgjata ne kete sektor, mos subvencionimi i karburantit, preparatet, pesticidet dhe plehrat jo eficente, mos sigurimi i prodhimit nga ana e fermereve po bllokojne zhvillimin e bujqesise ne vend.
Qindra fermere te ndjere te braktisuar nga mbeshtetja e institucioneve te bujqesise dhe pamundesia per per te punuar, prodhuar dhe jetuar me kete pune, po braktisin tokat e tyre dhe po shohin si mundesi jetese vetem emigrimin.
Institucionet duhet te reagojne dhe te mbeshtesin fermeret ne problemet qe ata hasin ne punen e tyre gjate te gjithe vitit dhe jo te krenohen me punen e tyre vetem kur gjerat shkojne mire.