Shtetet e Bashkuara planifikojnë të vendosin tarifa ndëshkuese ndaj mallrave të Bashkimit Europian, tarifa që pritet të kenë ndikim negativ të vendet anëtare, kryesisht Spanjën. Kjo lëvizje, që u mundësua nga Organizata Botërore Tregtare, ka përkeqësuar marrëdhëniet përmes Oqeanit Atlantik. Organizata Botërore e Tregtisë deklaroi më 2 Tetor se Shtete e Bashkuara mund të vendosin tarifa ndaj 7.5 miliardë dollarë mallra europian, ndërkohë që unioni dështoi të respektojë rregullat e organizatës në lidhje me subvencionet qeveritare të avionëve Airbus.
Sipas të dhënave të Federatës Spanjolle të Ushqimit dhe Pijeve, Shtetet e Bashkuara përbëjnë blerësin më të madh të produkteve ushqimore spanjolle jashtë Bashkimit Europian, në vlerën e 1.7 miliardë eurove çdo vit. Ndërkohë që SHBA vendos tarifat, ndikimi te eksportuesit bujqësor në Spanjë do të jetë i madh.
Washingtoni ka bërë të ditur se do tarifojë një segment të madh të mallrave europian nga data 18 Tetor. Vaji i ullirit i prodhuar në Spanjë është brenda listës.
Fermerët në Europë kanë thënë se është e padrejtë që të vendosen tarifa ndaj produkteve bujqësore, duke qenë se konflikti tregtar është shkaktuar nga subvencionet e avionëve. Qeveria spanjolle po bashkëpunon me Komisionin Europian që të arrihet një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara përpara datës 18 Tetor.