Gjeja e pare qe bejme kur duam te hame qepe eshte ta qerojme ate. Lekura e qepes hidhet ne kosh, por per fat te keq ky eshte nje hap i gabuar sepse ajo permban shume vlera ushqimore.
Ekspertet tregojne se shtresa e jashtme e lekures se qepes permban sasi te medha antioksidantesh qe promovojne mireqenien e pergjithshme te organizmit dhe e mbrojne ate nga semundjet.
Lekura e qepes fuqizon aftesite vete-sheruese te trupit madje mund te mbroje edhe nga disa forma te semundjeve tumorale.
Ajo permban fiber te tretshme dhe flavonoide qe promovojne elasticitetin e lekures duke ju dhuruar nje paraqitje te re dhe pa akne.
Kerkimet konfirmojne se shtresa e jashtme e qepes eshte shume e pasur me flavonoide dhe kuercetine, dy flavonoide te rendesishem dhe antioksidante qe luftojne inflamacionin.
Kuercetina lufton radikalet e lira ne gjak dhe inflamacionin.
Ajo ul stresin oksidues qe shkakton semundje si ateroskleroza, semundje te zemres, infeksione te prostates, ulçere ne stomak, diabet dhe problemet me syrin.
Lekura e qepes funksionon edhe kunder alergjive, azmes dhe simptomave te tyre.
Çaji i lekurave te qepes ndihmon gjithashtu ne alkalizimin e pehashit te sistemit tretes dhe pastrimin e zorres se trashe.
Shkencetaret po studiojne rolin e kuercetines ne uljen e kolesterolit ne gjak dhe tensionit te gjakut por edhe inflamacionin.
Per me teper, ata besojne se lekura e qepes permireson rritjen e muskujve, parandalon disa lloje te semundjeve te renda dhe trajton depresionin.
Lekura ngjyre kafe dhe shtresat e jashtme te qepes permbajne shume fiber, flavonoide dhe antioksidante, por edhe vitaminat A, C dhe E qe mbrojne qelizat e kuqe nga radikalet e lira.
Lekura e qepes e mban lekuren me te re dhe permireson funksionet e trupit.
Fuqia e lekures se qepes
Kuercetina te lekura e qepes ul tensionin e gjakut dhe parandalon bllokimin e arterieve. Ngrenia e qepes ul rrezikun e:
Semundjeve te zemres
Tumoreve te zorres se trashe
Mbipeshes
Diabetit te tipit 2
Problemeve gastrointestinale
Lekura e qepes lufton qelizat kancerogjene, mykun, bakteret dhe sherben si antioksidant.
Si te pergatisni çajin me lekuren e qepes
Lekura e qepes eshte detoksifikuese dhe mund te konsumohet si çaj.
Receta:
Qeroni qepen dhe lekurat vendosini ne nje kavanoz
Mbusheni me uje dhe lereni kavanozin ne frigorifer per 12 ore.
Lekurat do te leshojne ushqyesit ne uje.
Kullojeni lengun dhe shtoni mjalte.
Pijeni perpara fjetjes.