Reklame:

Vlerat e nje limoni ne dite per organizmin

Vitaminat dhe mineralet jane pasuria me e madhe qe na ofrojne limonet duke u transformuar ne nje prej frutave me te shendetshme.

Menyrat e shijimit te limonit jane te shumta dhe te shendetshme.

Limonin mund ta shtrydhni ne uje dhe ta pini ne mengjes, mund ta perdorni ne sallata ose supa nderkohe qe lekuren e tij mund ta perdorni ne embelsira.

Dukeni me te rinj

Nese konsumoni me shume limon lekura juaj do te marre shkelqimin e shendetit.

Limoni eshte i pasur me vitamine C qe mban larg rrudhat dhe hidraton lekuren.

Tensioni i gjakut ulet

Ngrenia e rregullt e limonit çdo dite ul tensionin e gjakut. Por kjo nuk do te thote se limoni eshte i vetmi qe ju duhen per te mbajtur tensionin ne nivele te pershtatshme.

Sidoqofte e verteta eshte se me nje limon ne dite rregulloni nivelet e tensionit.

Larg inflamacionit

Vitamina C tek limoni eshte e nevojshme kunder te ftohures, lodhjes, problemeve me tretjen, luhatjeve te humorit.

Vitamina C lufton edhe inflamacionin qe eshte vatra e shume semundjeve kronike.

Kjo vitamine eshte e domosdoshme per mbrojtjen e qelizave imunitare.

Sheroheni me shpejt

Vitamina C tek limoni eshte kryesore ne sherimin e shpejte nga e ftohura.

Kjo vitamine ka ndikim pozitiv edhe kunder problemeve respiratore qe shoqerojne virozat e stines, ndaj pini me shume uje me limon.

Do te jeni me te hidratuar

Uji eshte i nevojshem por pak i merzitshem. Kombinojeni me limon per t’i dhene shije, por edhe per te marre vitamina e minerale te cilat pershpejtojne metabolizmin dhe ju japin me shume energji.

Era e mire e gojes

Limoni freskon shtepine. E njejta gje vlen edhe per gojen.

Acidi tek limoni neutralizon aromat ndaj mban larg eren e keqe sidomos te asaj qe nxitet nga qepa apo hudhra.

Kjo nuk do te thote qe ta teproni me limonin sepse aciditeti demton enamelin e dhembeve.

Demtimi i ketij te fundit shkakton ndjeshmeri te larte te dhembeve dhe humbjen e bardhesise se tyre.

Nje limon kunder formimit te gureve ne veshka

Ngrenia e rregullt e limoneve parandalon formimin e gureve ne veshka.

Limonet permbajne citrat qe nuk lejon formimin e tyre.

Shume mjeke rekomandojne terapine e limonates (ujit me limon) per trajtimin e gureve.

Nje limon kunder kolesterolit te keq 

Limoni eshte i dobishem per uljen e nivelit te kolesterolit te keq.

Flavonoidet qe ai permban jane armiq te kolesterolit te keq dhe triglicerideve.

Ndaj nese deshironi te keni nivele te uleta kolesteroli, mos iu ndani limonit.

 Per mbrojtjen e trurit

Limoni mundet t’ju ndihmoje te mbani larg disa semundje te trurit siç eshte Alzheimer.

Nese siguroheni qe nivelet ditore te vitamines C jane optimale do te jeni me te mbrojtur kunder semundjeve te trurit.