Reklame:

Zjarri bakterial tek dardha dhe masat e luftimit

Per kete semundje jane te rendesishme qe paraprakisht te dihen se:
1) Semundja e zjarrit bakterial shkaktohet nga bakteriet me emerin shkencor Erwinia amyllovora dhe me shume prek bimen e dardhes, me pas mollen dhe me pas ftoin. Prek edhe disa bime te tjera dekorative.
2) Nga dardhat varietetet me te ndjeshme ndaj kesaj semundjeje jane: Passa Crassana, William, Abate Fedel dhe General Leclerc.
3) Mbrojtja kimike eshte plotesisht e mundur nese perdoren preparatet me kriprat e Bakrit ose te Fosetil-Aluminit.

Kujdes!
Keto preparate nuk e zhdukin plotesisht semundjen, por e neutralizojne aktivitetin e saje. Kjo do te thote se nese nderpriten trajtimet kimike, atehere semundja riçfaqet perseri. Preparate te tjera kimike qe e sherojne plotesisht, deri me sot nuk ka.

ORIGJINA E SEMUNDJES eshte nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne Europe per here te pare eshte çfaqur ne Angli ne vitin 1957. Me pas me shpejtesi eshte shperndare ne te gjithe Europen duke perfshire edhe vendet e Mesdheut. Ne Shqiperi eshte pare per here te pare ne vitin 1968. Semundja ka nje veti te jashtezakonshme perhapjeje dhe infektuese. Sipas studimeve eshte vertetuar qe edhe era dhe shiu, jane nje nga perhapesit me kryesore te kesaj semundjeve. Perhapes te tjere jane edhe mjetet e punes (kryesisht veglat e krasitjes), por çuditerisht edhe zogjte e egjer fluturues.
Rrezikshmeria e kesaj semundjeje karakterizohet ne dy drejtime:
1) Lehtesia dhe shpejtesia e perhapjes, dhe
2) Veshtiresia e frenimit per te evituar perhapjen e metejshme

SIMPTOMAT E SEMUNDJES (shenjat kryesore)
NE GJETHE DHE NE KERCEJ. Semundja verehet me shpesh te deget e fuqishme dhe qe ndodhen ne pjesen e mesiperme te bimeve. Gjethet fillojne dhe çngjyrosen nga jeshile ne te verdhe dhe me pas ne kafe. Me tej ato me shpejtesi perkulen nga anet ne drejtim brenda, me pas nxihen dhe me pas fillojne te behen si te valuara nga uji dhe jane teper te thyeshme. Me pas vjen faza e tharjes dhe ashtu te thara ne pjesen me te madhe te tyre qendrojne ne dege deri ne periudhen e renjes natyrale.
Ne raste se semundja nuk trajtohet kimikisht, bakteriet zhvillohen me shumice ndermjet qelizave sfungjeroze dhe ate te kambiumit qe ndodhen nen shtresen e lekures se drurit. Kercejte e prekur duken si te lagur qe me vone rrjedh si nje leng qe s’eshte gje tjeter veçse eksudati bakterial. Ne fillim lengu eshte pa ngjyre qe me vone fillon te behet i verdhe dhe vone akoma fillon te behet ne kafe, shenje karakteristike e kesaj semundjeje. Nese nuk behen trajtime kimike, atehere semundja fillon te ulet nga deget e siperme ne deget e meposhteme dhe me pastaj prek trungun dhe rrenjet. Ne kete situate bimet e prekura jane te destinuara te thahen.
NE LULE DHE FRUTA. Ne raste se semundja nuk trajtohet kimikisht, bakteriet zhvillohen edhe ne lule dhe fruta. Lulet e prekura dhe te çelura, fillojne te nzihen dhe te kalben. Frutat e porsa lidhura fillojne te kalben dhe me pas thahen duke qendruar ne dege si te mumifikuara dhe ashtu te varura qendrojne deri ne pranveren e ardheshme. Nese semundja i prek frutat afer fazes se pjekjes, ato fatmiresisht nuk infektohen por arrijne te piqen.

FAZAT E ZHVILLIMIT TE SEMUNDJES SIPAS STINEVE TE VITIT DHE MASAT AGROTEKNIKE DHE KIMIKE PER LUFTIMIN E SAJ

NE DIMER: Erwinia amylovora qendron/dimeron (ne “gjume”) si bakterie neper deget e prekura.
MASAT AGRONOMIKE.

Per te eleminuar sa te jete e mundur efektin demtues te kesaj semundjeje ne bime, eshte e domosdoshme qe deget te cilet verehen se jane te demtuara (te prekura) nga bakterioza, duhet te hiqen nepermjet krasitjeve dimerore. Kjo eshte e domosdoshme sepse ne kete periudhe bakteriet jane ne “gjume” dhe mundesia infektuese nepermjet kontaktit ne periudhen e dimerit, pothuajse eshte zero. Por ky proces nuk mjafton vetem me prerjen e degeve dhe hedhjen e tyre neper toke. Ky proces perfundon vetem nese deget e prera dhe te infektuara nxirren jashte parceles dhe digjen/zhduken plotesisht. Kjo pune duhet te perfundojne deri sa bimet te jene ne pragun e fillimit te fryerjes se sytheve (zakonisht jo me shume se fundi i muajit Shkurt), periudhe kjo qe koencidon me fillimin e levizjes se lengjeve. Nese procesi i krasitjeve behet pas fillimit te levizjes se lengjeve, atehere mundesia e infektimit dhe e shperndarjes se kesaj semundjeje te bimet e tjera te shendosha eshte teper i madh.
MASAT KIMIKE.

Deri para fillimit te levizjes se lengjeve, duhet te behen deri ne 2 trajtimet dimerore me nje nga:
Leng Bordolez me 1.5% (Gur kali 1.5 kg/100 litra uje dhe 1,5-2 kg gelqere). Ky preparat ka veprim baktericid dhe vetem me veprim kontakti. Kjo perqindje duhet te perdoret vetem kur bimet jane ne fazen e qetesise dimerore (kur nuk kane gjethe). Nese ky perqendrim behet ne periudhen e vegjetacionit, atehere gjethet digjen plotesisht. Te kihet parasysh qe; tretesira e Gurit te Kalit te hidhet duke u perzier mbi tretesiren e gelqeres. Kjo e ben reaksionin neutral dhe njekohesisht shume efikas kunder bakterieve. Per 1 dn duhen rreth 45 – 55 litra solucion (ne varesi te madhesise se pemeve).
Kocide (hidroksid bakri, baktericid me veprim kontakti) ne 400gr/100 litra uje.
Champi-70 (baktericid me veprim sistemi) ne 350 – 450 gr/100 litra uje.
Oksiklorur bakri (baktericid me veprim kontakti) ne 800 gr/100 litra uje.
Shenim: Nga dy sperkatjet qe duhen bere me keto preparate keshillohet: E para, eshte mire te behet pas rrezimit te gjetheve dhe E dyta, pas krasitjes dimerore por ne fillim te fryerjes se sytheve, kjo sepse ne kete periudhe bakteriet fillojne te “zgjohen nga gjumi”. Traitimet nuk duhen bere ne dite me ngrica apo dite me shi, sepse efektiviteti i trajtimit eshte pothuajse zerro. Ne trajtimin dimerore me efektiv eshte Lengu Bordulez me 1,5%.
Gjate krasitjeve dimerore duhet te fillohet me bimet e shendosha dhe ne fund te vazhdohet me bimet e prekura. Mjetet e krasitjes duhet te dezinfektohen disa here gjate fazes se krasitjeve me 1% gur kali per 1-2 ore dhe pastaj te fillohet me krasitjet.

NE PRANVERE:
Me rritjen e temperaturave te ajrit ne mbi 18°C dhe me lageshti tokesore apo ajrore te konsiderueshme, bakteriet shumezohen me shpejtesi dhe jane te afta te fillojne infektimin e pjeseve te tjera te bimeve, madje edhe ne bime te tjera te shendosha. Madje eshte verejtur se nese edhe nje dege e vetme te mbesi pa u hequr nga pema gjate periudhes se qetesise (neqofte se nuk traitohet kimikisht), ajo eshte e afte ta infektoje te gjithe bimen. Nese bimet e prekura nuk jane krasitur dhe nuk jane trajtuar kimikisht gjate periudhes se qetesise dhe temperaturat jane te pershtateshme, atehere semundja fillon te preki edhe lulet. Nese lulet preken atehere mundesia e perhapjes eshte shume me e madhe, sepse ne ndihme te shperndarjes se bakterieve vine edhe insektet (si grerezat dhe bletet), te cilet kalojne nga nje lule ne tjetren. Fakti qe lulet jane nje nga organet te cilet preken me lehte, ato ne vetvete perbejne “porta” te hyrjes se bakterieve neper organet e tjera te bimeve. Prerjet qe i behen degeve te infektuara gjate periudhes vegjetative, jo vetem qe nuk e ndalojne infektimin, por perkundrazi e pershpejtojne/stimulojne ate. Prandaj prerje te degeve te infektuara gjate periudhes se vegjetacionit nuk duhen bere ne asnje menyre.
MASAT AGRONOMIKE.
1 – Ulja e dozes se plehrave azotike. Perderisa kjo semundje prek vetem llastaret me rritje me te fuqishme dhe kryesisht ato te majes (te cilet nuk jane te pjekura mire), keshillohet si e vetmja alternative, eleminimi i dozave te larta te plehrave azotike dhe ekuilibrimi i tyre me ato fosforike dhe potasike. Kjo mase ben qe deget/llastaret te rriten uniformisht dhe me nje pjekje uniforme te te gjithe pjeses ajrore te bimeve. Sa me te pjekur te jene llastaret, aq me pak vepruese eshte semundja.

2 – Ujitje te ekuilibruara. Gjithashtu numeri i ujitjeve dhe sasia e ujit per njesi te siperfaqes duhet te jete e ulet. Pra, me fjale te tjera nuk duhet tepruar me ujitjet.

MASAT KIMIKE. Menjehere pas renjes se petaleve te luleve dhe fillimit te rritjes se frutave, duhet te behen nje deri ne 2 trajtimet kimike me nje nga keto preparate kimike:
Leng Bordolez me 0,6-0,7% (Gur kali 0,6-0,7 kg/100 litra uje dhe 0,8kg gelqere). Per 1 dn duhen rreth 55 – 75 litra solucion.
Kocide (hidroksid bakri me veprim kontakti) ne rreth 250 gr/100 litra uje.
Champi-70 (baktericid me veprim sistemi) ne 200 – 250 gr/100 litra uje.
Oksiklorur bakri (baktericid me veprim kontakti) ne 500-600 gr/100 litra uje.
Fosetyl – A (baktericid me veprim kontakti) ne 250-300 gr/100 litra uje.

NE VERE:
Shumezimi i bakterieve ne kete periudhe eshte jashtezakonisht e madhe (deri sa temperatura e ambjentit te jete deri ne 32°C, mbi kete temperature perhapja kufizohet). Nese gjate kesaj periudhe, bien shira, fryjne erera apo akoma me keq bie bresher, semundja mund te perhapet me nje shpejtesi te jashtezakonshme deri ne disa kilometra. Per kete periudhe eshte shume e rendesishme te eleminohen krasitjet e gjelberta. Kjo sepse ky proces perhap me shpejtesi bakteriet.
Nga ana tjeter trajtimet kimike me baze bakri (sidomos pas shirave apo akoma me shume nese goditet nga bresheri), duhet te behen menjehere. Bakteriet kane vetine te depertojne me shpejtesi nepermjet plageve te shkaktuara nga bresheri, neper indet e drurit/gjetheve/luleve, etj, te pemes. Pasi gjejne kushtet e pershtateshme (si limfa e bimes), menjehere ose deri pas nje jave pas hyrjes ne qelizat e biemeve, ato shumezohen me shpejtesi te jashtezakonshme. Duke qene se semundja prek llastaret me te fuqishem dhe qe rriten me shpejt se te tjeret (pra jane shume te njoma), duhet punuar qe bimet te mos trajtohen më me shume nga çduhet me plehra azotike. Ne plehrimet kimike duhet perdorur patjeter edhe plehrat fosforike dhe ato potasike.
Masat mbrojtese jane ashtu sic eshte permendur gjate fazes se pranveres. Eshte e keshillueshme qe trajtimet duhet te behen çdo 15-20 dite (ne varesi te shenjave te infeksionit). Kjo mase e bllokon jashtezakonisht shume aftesine infektuese te bakterieve, duke i mbajtur dhe i shfrytezuar bimet me shume efektivitet.

NE VJESHTE:
Ne fillimin e vjeshtes, atehere kur lageshtira dhe temperaturat jane akoma te pershtateshme, infeksioni i semundjes vazhdon po me te njejten shpejtesi. Me kalimin e kohes kur tempereaturat fillojne te ulen, bakteriet e vazhdojne aktivitetin por simptomat e jashteme nuk verehen dukshem. Edhe ne kete periudhe duhet vazhduar me preparatet me baze bakri deri sa te fillojne te bien gjethet.