Reklame:

“Fermeret e Myzeqese” perseri ne proteste

Shoqata “Fermeret e Myzeqese” ka paralajmeruar nje tjeter proteste te fuqishme me date 21 tetor prane rreth-rrotullimit te Savres ne Lushnje per ti kerkuar qeverise te nderhyje per te zgjidhur destabilizimin e tregut aktual i cili po shkaterron ekonomine e fermereve dhe te familjeve te tyre.
Me ane te nje letre grupi nismetar i kesaj shoqate i perbere nga Eduart Sharka, Armelind Meta, Arben Dyli, Justin Petova dhe Marildo Shehu njoftojne te gjithe fermeret dhe blektoret te bashkohen ne kete tubim simbolik per ti treguar ministrise se bujqesise dhe qeverise se ky sektor eshte jashtezakonisht ne nje situate te veshtire ku i gjith prodhimi po hidhet si pasoje e mungeses se tregut dhe politikave te gabuara te zbatuara deri tani.
Ne kete leter shoqata e “Fermereve te Myzeqese i ka paraqitur qeverise dhe 5 kerkesa te cilat ata vleresojne se do te zgjidhin kete situate dhe do zhvilloje kete sektor ne vazhdimesi.
Kujtojme se vetem nje jave me pare Shoqata e “Fermereve te Myzeqese” organizoi protesten tek Ura e Kuçit ne aksin Lushnje – Berat. Fermere nga Lushnja, Fieri dhe Berati bllokuan per rreth 1 ore kete rruge per te protestuar per mungesen e tregut per te shitur domaten e cila po perfundon ne kanal.
Me poshte keni njoftimin e plote: