Hëna e plotë e tetorit, e quajtur ndryshe si ‘Hëna e plotë e gjuetarit’, ose ‘hëna udhëtare’ do të mund ta shihni deri të martën në mëngjes.
Quhet “Hëna e Gjuetarit të plotë” sepse sinjalizoi kohën për të shkuar në gjueti dhe përgatitje për dimër.
Po ashtu quhet edhe “Hëna e të korrave”, për arsye se drita e saj përdoret nga fermerët për të punuar natën teksa përgatiten për dimrin.
Hëna e plotë shfaqet një herë në vit, në stinën e vjeshtës dhe gjithnjë në muajin tetor, por ndodh që një herë në katër vite të shfaqet edhe në muajin nëntor.