Muskujt e forte jane çelesi per nje organizem te shendetshem dhe plot jete.
Kur perjetoni dhimbje dhe dobesim te tyre, çdo veprim ne jeten e perditshme behet me i veshtire.
Ndaj rendesia e shmangies se probleme muskulore, perveçse eshte nje problem shendetesor, mund te kthehet edhe ne nje bezdisje te madhe.
Shendeti i tyre fillon qe nga aktiviteti fizik, ushqimet dhe suplementet e ndryshme..
Çfare i forcon muskujt
Pergjigjja per kete pyetje ndodhet me shume siguri ne kuzhinat tuaja.
I pasur me hekur, kalcium dhe magnez ‘superushqimi’ qe ju duhet per te forcuar muskujt tuaj eshte spinaqi.
Megjithese prej shume kohesh tashme vetite e spinaqit jane te njohura, mjeket e rekomandojne tashme si menyren me te mire per te forcuar organizmin dhe muskujt.
Ekspertet thone se, te gjithe punen ne kete drejtim e ben vetem nje suplement qe ndodhet tek spinaqi.
Ekdisteroid quhet suplementi baze qe rrit performancen dhe forcen e muskujve dhe qe gjendet me shumice tek spinaqi.
Te dhenat e marra nga 46 atlete treguan se ata qe konsumuan me shume ekdisteroide gjate 10 javeve treguan nje permiresim fizik.
Siç permendem edhe me siper spinaqi eshte nder ushqimet qe e e permbajne me shumice kete suplement te rendesishem.
Sa duhet te konsumoni
Per te pare rezultate te menjehershme tek muskujt tuaj dhe per t’i bere ata me rezistente konsumoni spinaq.
Ekspertet rekomandojne nje sasi siper 250 gr ne dite ne menyre qe te mund te merrni sasite e duhura te eksisteroideve.
Praktikojeni dieten me spinaq per 10 jave rresht duke e bere ate pjese shoqeruese te vakteve tuaja.
Per te perfituar shendet te plote te muskujve dhe per te shpetuar nga shume semundje qe i prekin ato.