Reklame:

Teknologjia e pasvjeljes se perimeve

Ne pergjithesi perimet gjethore dhe ato te grupit te solanoreve jane te ndjeshme gjate proceseve te paketimit dhe paraqesin risk te larte nese nuk aplikohen teknologji te pershtatshme te pasvjeljes. Keto i klasifikojme sipas kerkesave te per kushtet e ambjentit gjate ruajtjes pas vjeljes, menytres se perdorimit te tyre nga konsumatori (te fresketa, te perpunuara, garuara etj.), klasifikimit botanik dhe pjesa e bimes qe perdoret.
 MORFOLOGJIA E PRODUKTIT
Ajo qe ne gjuhen e perditeshme quhet “frut” ose “perime” nga pikepamja morfologjike mund te jete bima e plote (disa lloje repash e sallatash), mund te jete gjethe (sallata, spinaqi, lakra etj), lastari (sparangu), lulja (lulelakra, argjinara, brokola), fruti (domate, pjepri, speci frutat ne pergjithesi), fara (fasule bizele, fara te thata).
PERIME GJETHORE
Perimet gjethore jane cilesuar si teper te ndjeshme pasi kane intensitet frymemarrje te larte dhe ritem te larte te humbjes se lageshtise. Vjelja e tyre ne pergjithesi kryhet manuale per ti ruajtur nga demtime mekanike.
Amballazhimi ne fushe rekomandohet pasi eviton humbjet e konsiderueshme nga demtimet mekanike.
Paraftohja eshte mase teper e rendesishme per ruajtjen e lageshtise dhe uljen e frymemarrjes.
Ruajtja e perimeve gjethore
Kushtet e ruajtjes: per ruajtje te perkoheshme temperaturat 0-2 grade celcius jane me te pershtatshme dhe lageshtia 95%.
Per ruajtje 1-3jave gjithsesi temperaturat duhet te jene <5 grade. Duhet treguar kujdes per temperaturat <0 grade pasi jane te ndjeshme ndaj demtimeve nga ngrirja e indeve.
Ruajtje shume e gjate nuk rekomandohet pasi eshte ne dem te cilesise dhe cmimit ne treg.

LULELAKRA
Pjekja e lulelakres per vjelje varion sipas kultivareve por ne pergjithesi madhesia eshte kriteri kryesor.
Zakonisht lule-lakra vilet me dore, por paisje te tjera mund te perdoren per ndihme.
Trajtimi jo i pershtatshem gjate vjeljes mund te shkaktoje humbje maksimale. Natyrisht te tjera shkaqe si zverdhja, renia e gjetheve veshese, frymemarja e larte, humbje uji, rrisin shkallen e humbjeve.
Vjelja me kujdes, standartizim dhe ruajtje ne kushte te pershtatshme ruajne cilesine e lule-lakres. Pas lidhjes ne fushe kryhen disa observime. Kokat e pjekura qe jane te zhvilluara plotesisht, kompakte me ngjyre te bardhe, dhe me madhesi rreth 15 cm duhen vjele. Vjelja behet duke prere me thike te mprehte te madhe lulelakren bashke me nje cift gjethesh qe mbrojne lulerine.
SKEME MANAXHIMI PAS-VJELJE
Lulelakra ka kete skeme trajtimi pas-vjelje si me poshte:


Seleksionimi
Lulerite shkojne ne tenden e seleksionimit dhe atje gjethet priten rreth 5 cm mbi luleri dhe pasi ndahen ne madhesi uniforme vendosen ne arka. Ne raste te tjera lulelakra pastrohet, rregullohen gjethet “krasiten” mblidhet me film te depertueshem per ajrosje dhe paketohet ne arka kartoni e me pas ftohet. Lulelakra duhet te ftohet me shpejtesi dhe te levize e tille ne treg. Disa prodhues realizojne vjelje dhe paketim ne fushe gje e cila ul ndjeshem koston dhe eviton humbjet. Asnjehere mos perdor akull per lulelakren.
Paketimi
Paketimi i lule-lakres mund te realizohet ose ne fushe duke perdorur njesi te levizshme ose njesi stabel paketimi d.m.th fabrike. Ne rastin e njesi stabel harxhohet me teper energji dhe mund te shkaktohen me teper demtime se ai nga paketimit ne fushe.
Ruajtja
Lule-lakra mund te ruhet perkohesisht ne 2 grade C dhe 95% lageshti, per 2 jave.
Ruajtja afat-gjate nuk rekomandohet, por eshte e mundshme dhe ruhet ne 0-2 grade C, 95-98 % lageshti, per 3-4 jave.

DOMATJA
VJELJA
Vjelja e domates se fresket per treg kryhet nga punetore te trajnuar ne menyre qe ne vjelje te eskludohen fruta difektoze, te papjekur ose te tejpjekur. Kjo redukton pasoja te mevoneshme te kalbezimeve dhe humbjeve ne ruajtje. Indikatore te pjekjes jane: pozicioni ne bime, madhesia, forma, pamja. Indikatore te brendshem behen me vleresim te prerjeve te frutit.

Domatet M3 dhe M4 japin fruta te pjekur mire ne treg, ato M2 per servis ushqimi kurse ato te M1 nuk piqen.
Shfaqja e ngjyres kalon keto stade: thyerje, roze, e kuqe e lehte, e kuqe e plote. Domatet e vjela ne stadin e fillimit pjekjes vilen ne kova plastike dhe kalojne ne ark ate medha plastike. Mjetet e vjeljes jane te dizinfektuara dhe levizjet e frutit teper te kujdesshme per te evituar goditjet.
LARJA DHE SORTIMI
Domatet transferohen ne depozite uji e cila i nenshtrohet proceseve te sanitizimit dhe evitimit te ndotjes. Me pas domatet kalojne ne linje ku furcosen kullojne dhe thahen e ne nje stad tjeter sortohen dhe standartizohen.
Domatet ne stad me te pjekur “roze’ kalojne ne nje linje tjeter seleksionimi.
SELEKSIONIMI
Klasifikimi sipas madhesise kryhet ne linje ku gjate levizjes ne nje konvejer ato ndahen sipas diametrit te frutave.
PAKETIMI
Domatet paketohen ne arka kartoni ndersa ne stadin me te pjekur ‘roze’ ne arka me te vogla kartoni ne 2 shtresa. Keto arka kalojne ne paletizim 100-120cm.
PJEKJA PAS-VJELJE
Pjekja realizohet ne 18°C-22°C, 85 – 95% lageshti relative, dhe150 ppm ethylene). Ajrosje 2 here ne dite eshte e nevojshme. Pjekja realizohet ne 3-5 dite.
Ruajtja
Domatja eshte produkt premtues per tregun e brendshem dhe eksport, duke mare parasysh siperfaqet e mbuluara me sera. Domatet e vjela ne stadin e pare te pjekurise ruhen ne 10-13 grade C dhe me 90-95% lageshti per 2-5 jave. Domatet e pjekura ruhen 8-10 grade C, me 80-95 % lageshti dhe deri ne 3 jave.

PJEPRI, SHALQINI DHE KUNGULLI
Skema manaxhimi pas-vjelje
Skema per pjeprin eshte si me poshte:


Pjepri ruhet ne 7-10oC, 90% RH per nje muaj.

Katalupat ruhen ne 2-5oC, 95% per 2-3 jave.

Shalqini ruhet 8-10oC, 90% RH per nje muaj
Katalupat
Vjelja e katalupave te pjekur kryhet kur bishti i tyre shkeputet lehtesisht nga bima meme. Pas pastrimit dhe seleksionimit ata paketohen dhe mund te ruhen ne frigorifer per 2 jave. Gjithashtu mund te aplikohet ruajtje ne ngrirje te topthave te tulit te tyre pasi kane kaluar ne ngrirje te shpejte ne temperatura te uleta (tunel ngrires).
Shalqini
Vjelja kryhet kur siperfaqia e poshtme kthehet nga e bardhe ne te verdhe te lehte, tendrili (perdredheza) afer bishtit zakonisht thahet kur fruti eshte pjekur. Goditje me gisht e frutit te papjekur eshte metalike kurse e atij te pjekur vjen me e rende.
Konstatim te drejtperdrejte mund te kryhet duke mare ne rastesi nje numer frutash dhe te shikohet brendia e tyre per parametra te tjere te pjekjes si ngjyra, ngjyra e farave, permbajtja e sheqernave etj. Ne temperature dhome shalqini mund te ruhet per nje jave kurse ne frigorifer ne 8-10oC, 90% RH per 2-4 jave.
Kungulli
Kungulli vilet ne stadet e para te zhvillimit, lekura e tij duhet te shpohet lehte me thojin e dores. Kungulli mund te ruhet ne qeska te penetrueshme ne frigorifer per nje jave.
2.4.5 Trangulli Trangulli vilet ne varesi te kultivarit dhe madhesive qe percaktohen ne funksion te perdorimit te tij. Ai ruhet i paketuar ose ne qese polietileni ne frigorifer per 1-2 jave.